UEFA hap hetimin për Lokomotivën e Moskës për racizmin kundër shqiptarëve

Publikuar tek: sport, më 16:00 05-10-2015 UEFA hap hetimin për Lokomotivën e Moskës për racizmin kundër shqiptarëve

UEFA ka vendosur të hetojë klubin rus të Lokomotivës së Moskës për racimit e shprehur nga tifozët e saj në stadium ndaj shqiptarëve, në ndeshjen e luajtur në e Europa Leauge kundër Skënderbeut.

Organizmi më i lartë i futbollit europian ka hapur tashmë procedurat për racizëm kundër Lokomotivës dhe vendimi do të merret pas datës 15 tetor, kur edhe do të shqyrtohet çështja.

Në ndeshjen e 1 tetorit, të cilën Lokomotiva e fitoi me rezultatin 2-0 kundër Skënderbeut, në stadium u dëgjuan thirrje raciste dhe politike si “vritini shqiptarët” apo “Kosova është Serbi”.

Klubi i Skënderbeut deklaroi se çështjen do ta ndiqte deri në fund dhe se nuk mjaftohej me ndjesën publike të bërë nga klubi rus.

Lexo edhe: Reagon Skenderbeu: Rusët nuk mund t’ia hedhin me një ndjesë publike, UEFA me dy standarde

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Shqiponjat” mbërrijnë në Shqipëri, fotot mbushin rrjetet sociale
Ballisti sfidon Dukën dhe Ramën, në stadium më 8 tetor, një dhuratë edhe për Vuçiç »
Article Logic
Execution time: 0.027222871780396
array(1) { ["section"]=> string(79) "uefa-hap-hetimin-per-lokomotiven-e-moskes-per-racizmin-kunder-shqiptareve-22394" }