Uefa inspekton punimet në stadiumin "Loro Boriçi" (Foto-Galeri)

Publikuar tek: sport, më 11:37 13-04-2016 Uefa inspekton punimet në stadiumin

Dy specialistë të UEFA-s kanë inspektuar punimet në stadiumin e Shkodrës, ku dhe kanë lënë detyra për tu plotësuar në ditët në vijim.

Sipas lajmit të publikuar në faqen e Federatës Shqiptare të Futbollit, dy specialistët Tim Bagner dhe Fernand Meese kanë parë me imtësi ecurinë e punimeve. Ata shoqëroheshin nga specialistë dhe drejtues të sektorëve të ndryshëm të FSHF-së, si dhe drejtues të klubit Vllaznia, raporton “TCh”.

1460542549_3.jpg

I pranishëm ka qënë edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Arben Dervishaj. “Pasi janë njohur nga afër me të gjitha zhvillimet në impiant, ata kanë lënë edhe detyra të cilat do të plotësohen në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

1460542526_5.jpg

1460542502_7.jpg

1460542492_8.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Uragani” Cristiano, kualifikon Realin në gjysmëfinalet e Champions League
Duka mesazh De Biasit: Fokusohu te Shqipëria, Italia të tregohet serioze dhe të mos e kontaktojë trajnerin »
Article Logic
Execution time: 0.021296977996826
array(1) { ["section"]=> string(65) "uefa-inspekton-punimet-ne-stadiumin-loro-borici-foto-galeri-37576" }