UEFA ndryshon vendin e Shqipërisë në tabelë, i njeh 3-pikët e ndeshjes me Serbinë

Publikuar tek: sport, më 12:06 11-07-2015 UEFA ndryshon vendin e Shqipërisë në tabelë, i njeh 3-pikët e ndeshjes me Serbinë Kombetarja shqiptare

UEFA më në fund e ka ndryshuar renditjen e Shqipërisë në tabelën e grupit për kualifikimin në Euro2016. 

Kështu, sot në mëngjes, Shqipëria e pa veten në vendin e dytë në grup pas Portugalisë, me 10 pikë, dhe përpara Danimarkës që gjithashtu ka 10 pikë por që kombëtarja shqiptare ka golavarazh më të mirë.

Ndërkohë që sipas tabelës Shqipëria ka edhe një ndeshje më pak. UEFA-s i janë dashur plot 24 orë për të ndryshuar renditjen e Shqipërisë në tabelën e klasifikimit.

uefa1

Përballja e radhës është me Danimarkën, dhe shqiptarët e ëndërrojnë shumë fitoren për tu nisur drejt Francës vitin e ardhshëm.

Dje Gjykata e Arbitrazhit sportive ne Lozane i dha tre pikët në tavolinë Shqipërisë për ndeshjen me Serbinë luajtur në Beograd në 14 tetor të vitit të kaluar. Ndërkohë që vetë UEFA kishte vendosur tia jepte Serbisë këto pikë. Tashmë vendimi është përfundimtar, ndërkohë që shancet e Serbisë për Euro2016 shuhen plotësisht. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Festë me shampanjë në konferencën e FSHF-së pas vendimit
Rrëfimi emocionues i Ismail Morinës: Ditët si planifikova ngritjen e Dronit, dhe si u largova nga Stadiumi »
Article Logic
Execution time: 0.023900032043457
array(1) { ["section"]=> string(86) "uefa-ndryshon-vendin-e-shqiperise-ne-tabele-i-njeh-3-piket-e-ndeshjes-me-serbine-15900" }