UEFA nis hetimin ndaj Shqipërisë, rrezikojmë dënimin

Publikuar tek: sport, më 15:44 12-06-2016 UEFA nis hetimin ndaj Shqipërisë, rrezikojmë dënimin

UEFA ka nisur hetimet për disa episode të ndodhura në stadiumin e Lensit gjatë ndeshjes Shqipëri-Zvicër.

Komisioni i Disiplinës në UEFA akuzon Shqipërinë për hapjen e një parulle të paligjshme në stadium. Bëhet fjalë për parullën për genocidin çam, që ka shkaktuar gjithashtu përplasje diplomatike mes dy vendeve.

Hetimi i dytë është përqëndruar në hedhjen e disa fishekzjarreve nga tifozët kuq e zi në stadium, të cilat janë të ndaluara.

Duke qenë se shkeljet nuk janë të rënda, vendimi i UEFA-s do të merret më 21 korrik dhe në rast se shpallemi fajtorë, atëherë na pret një dënim me gjobë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Caktohet arbitri për ndeshjen e Shqipërisë me Francën
Lukas Modriç është shpëtimtari, Kroacia mund Turqinë »
Article Logic
Execution time: 0.020616054534912
array(1) { ["section"]=> string(57) "uefa-nis-hetimin-ndaj-shqiperise-rrezikojme-denimin-43272" }