UEFA pezullon një vit Gallatasarajin nga të gjitha kompeticionet evropiane

Publikuar tek: sport, më 18:02 02-03-2016 UEFA pezullon një vit Gallatasarajin nga të gjitha kompeticionet evropiane

Organizata Evropiane e Futbollit (UEFA), ka përjashtuar klubin turk Galatasaray, për një periudhë një vjeçare nga të gjitha kompeticionet europiane, për shkak të shkeljeve të kritereve financiare, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndihmës presidenti i Galatasaray dhe përgjegjës për çështjet ligjore të këtij klubi Esref Alacayir ka konfrimuar për AA se UEFA vendosi një pezullim një-vjeçar të klubit të Stambollit dhe kampionit aktual të Turqisë.

Alacayir ka thënë gjithashtu se krahas pezullimit nga të gjitha garat europiane klubi i Galatasaray-it duhet të bëjë kujdes edhe me financat, sidomos kur bëhet fjalë për atë të trasfertave të futbollistëve.

Alacayir gjithashtu duke vënë në dukje se dënimi anulohet në qoftë se Galatasaray dy vjet me radhë nuk arrin të shkojë në garat evropiane, e ka cilësuar këtë dënim si jo shumë të rëndë.

"Të gjitha klubet duhet të mbajnë një politikë të kujdesshme financiare. UEFA nuk lejon klubet të operojnë me humbje dhe konsumojnë para që nuk ekzistojnë si dhe të marrin pjesë në kupat e Europës me skuadrat e ngritura me këto para. Për këtë arsye UEFA është përpjekur të vendosë në një disiplinë financiare klubet e futbollit’’ përfundoi Alacayir.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Presidenti i FIFA-s, Infantino: Botërorit t’i shtohen edhe 8 ekipe më shumë
Interi heroik, por nuk kishte fatin me vete »
Article Logic
Execution time: 0.032185077667236
array(1) { ["section"]=> string(80) "uefa-pezullon-nje-vit-gallatasarajin-nga-te-gjitha-kompeticionet-evropiane-34040" }