UEFA: Portugali-Shqipëri, ndeshja më shokuese për 2014

Publikuar tek: sport, më 15:31 24-01-2015 UEFA: Portugali-Shqipëri, ndeshja më shokuese për 2014

Kjo ishte ndeshja e parë e Shqipërisë në grupin I për fazën eleminatore të kampionatit Europian dhe goli i Bekim Balajt në minutën e 51 ishte i mjaftueshëm për kombëtaren tonë të siguronte tre pikë ndaj skuadrës luzitane

 

UEFA ka zgjedhur ndeshjen midis Portugalisë dhe Shqipërisë, të fituar 1-0 nga kuqezinjtë, si ndeshjen më shokuese për vitin 2014.

Kjo ishte ndeshja e parë e Shqipërisë në grupin I për fazën eleminatore të kampionatit Europian dhe goli i Bekim Balajt në minutën e 51 ishte i mjaftueshëm për kombëtaren tonë të siguronte tre pikë ndaj skuadrës më të fortë të grupit.

Më pas si ndeshja më shokuese është vlerësuar fitorja 2-1 e Sllovakisë ndaj Spanjës, një goditje e rëndë për kampionët në fuqi të Europës.

Të sapo kthyer nga triumfi i Kupës së Botës, Gjermani u përball me një humbje 2-0 nga fqinjëve të tyre polak. Sigurisht që ajo ndeshje ishte shokuese për shumë tifozë gjerman në mbarë botën.

Humbja e tulipanëve përball ishullorëve islandez, është renditur gjithashtu në listën e UEFA-s. Kanë qenë dy golat e vendasve ato që nënshtruan Hollandën.

Humbja 0-1 ndaj Ishujve Faroe do të mbetet gjatë në memorien e shumë grekëve. Humbja e konsideruar “poshtëruese” ndaj një prej skuadrave më amatore në botë i’u faturua tranjeri italian Claudio Ranieri, i cili u largua nga stoli i Greqisë nga Federata greke.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Interi, mbret i merkatos, siguron Brozoviç
Ndikumana shënon 2 gola, Tirana fiton 2-0 kundër Apolonisë »
Article Logic
Execution time: 0.016573905944824
array(1) { ["section"]=> string(57) "uefa-portugali-shqiperi-ndeshja-me-shokuese-per-2014-1369" }