Uefa publikon renditjen, Real Madrid udhëheq Europën, Skënderbeu klubi më i mirë shqiptar

Publikuar tek: sport, më 15:49 26-08-2017 Uefa publikon renditjen, Real Madrid udhëheq Europën, Skënderbeu klubi më i mirë shqiptar

Bazuar në rezultatet e 5 viteve të fundit  dhe koefiçentit, Uefa ka publikuar ditën e sotme renditjen e klubeve europiane.

Sipas Uefa klubi më i mirë në Europë është Real Madrid i ndjekur nga Atletiko Madrid dhe Barcelona.

Ndërsa më poshtë renditen Bajern Mynih dhe Juventus dhe akoma më poshtë skuadrat angleze.

Ndërkohë sa i përket klubeve shqiptare, renditja udhëhiqet nga nënkampionët e Shqipërisë Skënderbeu të ndjekur nga Kukësi dhe Shkëndija e Tetovës.

Sakaq më poshtë renditen klubet e kryeqytetit Tirana dhe Partizani. Risia për këtë renditje është pjesëmarraja për herë të parë e Prishtinës.

Skënderbeu rezulton i 215-ti nga 442 klube, që për ironi të fatit, mbahet nga Prishtina e Kosovës.

Kjo është dhe renditja e klubeve shqiptare

215 Skënderbeu  5.950 pikë

222 Kukësi      5.700 pikë

313 Partizani   3.450 pikë

317 Shkëndija Tetovë 3.350 pikë

350 Laçi        2.450 pikë

368 Teuta       1.950 pikë

369 Flamurtari  1.950 pikë

384 Tirana      1.700 pikë

442 Prishtina   0.250 pikë

Pesë klubet më të mira në Evropë

1 Real Madrid        151.871 pikë

2.Atletiko Madrid    133.871 pikë

3.Barcelona          128.871 pikë

4.Bajern Munih       122.685 pikë

5.Juventus           119.149 pikë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ky është futbollisti i kombëtares shqiptare që firmos me ekipin e seria A
Juventus bën përmbysjen e madhe, ndihmohet nga tripleta e Dybalës »
Article Logic
Execution time: 0.029717922210693
array(1) { ["section"]=> string(93) "uefa-publikon-renditjen-real-madrid-udheheq-europen-skenderbeu-klubi-me-i-mire-shqiptar-90262" }