UEFA sërish bileta në dispozicion të tifozëve, ja si të blini për ndeshjen e Shqipërisë

Publikuar tek: sport, më 12:40 01-05-2016 UEFA sërish bileta në dispozicion të tifozëve, ja si të blini për ndeshjen e Shqipërisë

UEFA u ka dhënë sërish mundësinë tifozëve të blejnë online bileta për ndeshjet e grupeve të Kampionatit Europian. Vetëm për 9 ndeshje është e mundur të blihen bileta, përfshirë ajo mes Rumanisë dhe Shqipërisë që luhet më 19 qershor.

Për ndeshjen e fundit të Kombëtares Shqiptare në fazën e grupeve, biletat janë të disponueshme në kategoritë 1, 2 dhe 3. Një biletë në kategorinë e parë kushton 145 euro, në kategorinë e dytë 105 euro dhe në të tretën 55 euro.

Sa i përket dy ndeshjeve të tjera të Shqipërisë kundër Zvicrës dhe Francës, nuk ka më bileta në shitje, për shkak se ato janë shitur prej kohësh.

Ndeshje të tjera ku ka ende mundësi për të blerë bileta janë: Francë-Rumani; Rusi-Sllovaki; Rumani-Zvicër; Ukrainë-Irlandë e Veriut; Islandë-Hungari; Ukrainë-Poloni; Islandë-Austri dhe Hungari-Portugali.

Sipas UEFA-s, kjo është mundësia e fundit për tifozët për të blerë biletat online, ndërsa tifozët duhet të regjistrohen në faqen Uefa.com për t’i porositur ato. 

rumani.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Walter Zenga: Unë zëvendësuesi i De Biasit te Shqipëria? Do e bisedojmë
Kosova pritet të anëtarësohet në UEFA nesër. Eroll Salihu: ‘Kemi kryer të gjitha detyrimet tona’ »
Article Logic
Execution time: 0.02219295501709
array(1) { ["section"]=> string(92) "uefa-serish-bileta-ne-dispozicion-te-tifozeve-ja-si-te-blini-per-ndeshjen-e-shqiperise-39180" }