UEFA: Xhaka, surprizë në Champions League

Publikuar tek: sport, më 16:22 22-01-2015 UEFA: Xhaka, surprizë në Champions League

Xhaka ka pasur një prezantim të shkëlqyer vitin e kaluar me skuadrën e tij të Basel në Champions League, aq sa është përzgjedhur nga UEFA si një surprizat e vitit 2014 në këtë kompeticion

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka nuk ka surprizuar vetëm publikun shqiptar me paraqitjet e tij, por edhe vetë UEFA-n.

Xhaka ka pasur një prezantim të shkëlqyer vitin e kaluar me skuadrën e tij të Basel në Champions League, aq sa është përzgjedhur nga UEFA si një surprizat e vitit 2014 në këtë kompeticion.

“Komod si qëndërmbrojtës, si mbrojtës krahu apo mesfushor, ai gjithnjë ka qënë një lojtar me zemër, por gjatë këtij sezoni të Champions League ka treguar me elegancë se ai ofron shumë më shumë dhe thjesht agresivitet sportiv, vërtet një surprizë e bukur”, shkruhet në faqen zyrtare të institucionit europian të futbollit.

Basel ndodhej në një prej grupeve më të vështira të fazës së parë në Champions League, së bashku me Real Madridin, Liverpool dhe bullgarët e Ludogorets. Megjithatë, skuadra zviceriane ka arritur që të siguroj kualifikimin për fazën tjetër të kompeticionit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010909080505371
array(1) { ["section"]=> string(44) "uefa-xhaka-surprize-ne-champions-league-1209" }