Uji/ 37 shoqëri subvencionohen nga shteti, gjendja në përkeqësim

Publikuar tek: aktualitet, më 19:43 11-07-2018 Uji/ 37 shoqëri subvencionohen nga shteti, gjendja në përkeqësim Foto ilustruese

Nga 58 shoqëri të Ujësjellës-Kanalizimeve, të paktën 37 prej tyre subvencionohen nga shteti në mënyrë që të vijojnë të ofrojnë shërbimin për qytetarët.

Kjo konstatohet në raportin e performancës të Entit Rregullator të Ujit, për vitin 2017. Gjendja financiare e Ndërmarrjeve të Ujësjellës-Kanalizimeve nuk është surprizë për situatën problematike që ka trashëguar vit pas viti, por në 2017-n vihet re se ajo është përkeqësuar.

“Gjendja financiare e sektorit gjatë vitit 2017 është përkeqësuar në krahasim me vitin 2016. Në total, deficiti i mbulimit të kostove të O&M me të ardhurat për sektorin është rreth 1,250 milionë lekë (rreth 10 milionë euro), nga të cilat rreth 38% të kësaj vlere e përbën deficiti i shoqërive UK Durrës dhe UK Vlorë, ndërsa 85% e totalit u përket vetëm 13 shoqërive UK nga 58 që është numri total i tyre”, – thuhet në raport. Por qeverisja qendrore, nga ana tjetër, ka subvencionuar për shoqëritë e ujësjellësve një vlerë rreth 8 milionë euro.

Përkeqësimi i gjendjes ka në thelb argumente që janë kritikuar, siç është rritja e numrit të stafit apo konsumit të energjisë, ndërkohë që rritja e të ardhurave nuk ka qenë si efekt i eficencës, por kryesisht si pasojë e rritjes së tarifave.

“Kjo gjendje argumentohet me rritjen e kostove operative, kryesisht me rritjen e numrit të fuqisë punëtore dhe të konsumit të energjisë elektrike. Nga ana tjetër, rritja e të ardhurave në vlerë absolute (në përqindje është ulur) ka ardhur kryesisht nga rritja e tarifave të shërbimit në disa shoqëri gjatë vitit 2017”, – thuhet në raport.

Shoqëritë, të mbingarkuara me staf

 Në buxhetet e Shoqërive të Ujësjellës-Kanalizimeve, pagat dhe energjia elektrike janë dy nga arsyet e kërcimit të shpenzimeve të paktën te kostot e operimit.

“Treguesi i performancës së Eficencës së Stafit (mesatarisht 5,5 staf/1000 lidhje) është përkeqësuar dhe në përgjithësi sektori është i mbingarkuar me staf. Shoqëritë UK, edhe gjatë vitit 2017, vazhduan të shtojnë numrin e punonjësve në mënyrë të pajustifikuar. Krahas marrjes në punë të një personeli mbi nevojat reale për operimin e shoqërive UK, këtë tregues e rëndon edhe numri i madh i punonjësve shtesë si roje objektesh për operimin e depove të ujit, si dhe të puseve dhe stacioneve të pompimit”, – thuhet në raportin e performancës. I njëjti vlerëson se rritja “artificiale” e stafit përmes rojeve është kërkesë ligjore, në mënyrë që të garantohet siguria për diçka sensitive siç është uji, por që ka nevojë për të kryer një studim në mënyrë që, aty ku ka mundësi, të ndërhyhet me logjistikë, ose masa teknike.

Fragmentarizimi i lartë i bën shoqëritë joefektive

Dy prej ujësjellësve të vendit, siç është ai i Tiranës dhe Durrësit, furnizojnë me ujë rreth gjysmën e popullatës. Pjesa e mbetur furnizohet nga 56 shoqëri të tjera. Për Entin Rregullator të Ujit, ky është një fragmentarizim i lartë, që në afatmesëm do të kërkojë shkrirje të shoqërive për të rritur edhe efektin e ekonomisë së shkallës. Kjo, sipas ERRU, mund të ndërmerret në mënyrë vullnetare nga ana e shoqërive, por edhe mund të shqyrtohet si opsion, duke u imponuar përmes politikave qeveritare.

Ujësjellësit nuk raportojnë siç duhet, kaq pasaktësi

Në bilancet e Shoqërive të Ujësjellës-Kanalizimeve, Enti Rregullator i Energjisë vlerëson se ka pasaktësi të mëdha që vijnë si produkt i shifrave të pasakta që përdoren. “Në mjaft raste, vërehet dukshëm që të dhënat përmbajnë pasaktësi të konsiderueshme. Ky fakt reflektohet veçanërisht në bilancet e ujit që shoqëritë dorëzojnë pranë ERRU, të cilat hartohen në mënyrë empirike dhe sipërfaqësore, për shkak të mungesës së ujëmatësve të mëdhenj në pikat kyçe të sistemeve të furnizimit me ujë. Si pasojë, treguesi kryesor i performancës, Uji Pa të Ardhura, rezulton me nivel të lartë pasaktësie”, – thuhet në raportin e ERRU.

I vetmi lajm i mirë për vitin e kaluar në performancën e ujësjellësve duket se lidhet me ujin pa të ardhura që zbriti nga 67% në 65%, por që edhe ky konsiderohet si një përmirësim i dobët, ashtu sikurse vlerësohet edhe cilësia e shërbimit. Mesatarja e furnizimit me ujë rezulton 12 orë/ditë, çka sipas ERRU është e papranueshme.Monitor/ 

Cili nga këto universitete është më i miri dhe cili është më i shtrenjti?

Universiteti i New York-ut në Tiranë
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Luarasi"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti Privat "Albanian University"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Akademia e Filmit dhe Multimedias "Marubi"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Shkolla e lartë universitare, jopublike, "Universiteti "Marin Barleti""
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Qiriazi"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti Europian i Tiranës
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti "Aldent"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "WISDOM"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti Polis
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti "EPOKA"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Shkolla e Larte "Nehemia"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti "Mesdhetar i Shqipërisë"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Profesional Privat, "Ivoclar Vivadent & Partners"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Pavarësia Vlorë"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "LOGOS"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Shkolla private e arsimit të lartë, "Universiteti Metropolitan Tirana"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Tirana Business University College
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Bedër"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "I Biznesit"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "REALD"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Instituti Kanadez i Teknologjisë"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Profesional i Tiranës
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
EPITECH ALBANIA
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Tirana Esthetics and Style School
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Njoftim I RËNDËSISHËM, ja deri në çfarë klase do përfitohen librat FALAS për të gjithë (VENDIMI)
Tha se ka lidhje me deputetin, HABIT këngëtarja shqiptare: Jam E VIRGJËR »
Article Logic
Execution time: 0.040325880050659
array(1) { ["section"]=> string(69) "uji-37-shoqeri-subvencionohen-nga-shteti-gjendja-ne-perkeqesim-127573" }