Ukraina shkatërron kuqezinjtë, Panuçi braktis prononcimet, shpërthejnë tifozët

Publikuar tek: sport, më 16:57 03-06-2018 Ukraina shkatërron kuqezinjtë, Panuçi braktis prononcimet, shpërthejnë tifozët Nga ndeshja

Ka përfunduar në Evian ndeshja mes Shqipërisë dhe Ukrainës me rezultatin 1-4.

Kuqezinjtë humbën dhe bën një paraqitje të dobët, teksa e vetmja e mirë e ndeshjes ishte goli i bukur i realizuar nga Emanuele Ndoj. Trajneri italian Kristian Panuçi ka braktisur i revoltuar prononcimet për media pas ndeshjes ndërsa tifozët kanë nisur të vërshëllejnë në shenjë proteste.

Minutë pas minute:

1′ Topi i parë i takimit është luajtur nga  Ukraina.

3′ Yarmolenko lëviz bukur në të majtë, mbyll saktë Veseli.

6′ Hysaj jep një top të mrekullueshëm për Lenjanin. I vetëm me portierin, mëngjërashi gabon në tentativën e tij.

8′ Rast i mirë për Ukrainen. Marlos dhe Yarmolenko bashkëpunojnë bukur, Hysaj në limite largon rrezikun.

10′ Godet me kokë Mavraj, larg gjuajtja e mbrojtësit.

13′ Lilaj gjuan nga distanca, grushton portieri ukrainas.

16′ Konoplyanka gjen hapësirë, gjuajtja e tij devijohet nga mbrojtja.

19′ Sërish të rrezikshëm ukrainasit. Yarmolenko i vetëm në zonë godet jashtë.

25′ Ramadani lë fushën i dëmtuar. Në vendin e tij Kamer Qaka.

30′ Manaj merr një top të mirë nga Roshi.Sulmuesi ngatërrohet me këmbët e tij dhe humbet një rast të mirë.

31′ Ukrania kalon në avantazh. Është Konoplyanka i cili i vetëm në zonë arrin të dërgojë topin në rrjetë. Një gabim në vendosje i mbrojtjes së Shqipërisë bën që shifrat të jenë 0-1 për ukrainasit.

33' Manaj tenton nga goditja e dënimit, topi përplaset në murin ukraninas.

35' Yarmolenko vallëzon në zonë. Gabime të njëpasnjëshme të mbrojtes kuqezi ku Mavraj dhe Hysaj janë inekzistentë dhe sulmuesi i Dortmund dërgon shifrat në 0-2 për Ukrainen.

38' Roshi shkëputet me klas nga Zinchenko, goditja e fierakut e dobët.

40' Berisha pret bukur një gjuajtje të Marlos.

45' Mbyllet gol  pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Ukraines. Janë të besuarit e Shevchenkos që triumfojnë në shifrat 0-3 në 45 minutat e para. Sërish Yarmolenko që e gjen autostradë dhe shënon pa probleme Një Shqipëri thuajse inkezistente në mbrojtje ku Yarmolenko dhe Konoplyanka nuk e kanë të vështirë të shënojnë në portën e Berishes. Në sulm të vakët ku vetëm Roshi po jep disi shkëndija ndërsa pjesa tjetër e lojës është për tu harruar për kuqezinjtë.

46' Starton pjesa e dytë në Evian

54' Lilaj godet nga jashtë zone, por topi përfundon jashtë

80' 10 mintuta nga fundi, rezultati mbetet 0-3

87' Shënon Ndoj

90' Shënon Ukraina

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëria zyrtarizon formacionin kundër Ukraines, luhet me vetëm një sulmues
“Panuçi rrezikon të shkarkohet”, mediat italiane paralajmërojnë trajnerin e kuqezinjve »
Article Logic
Execution time: 0.029789924621582
array(1) { ["section"]=> string(83) "ukraina-shkaterron-kuqezinjte-panuci-braktis-prononcimet-shperthejne-tifozet-123111" }