Ukrainasit zgjedhin Shqipërinë për të pushuar, mbërrijnë 80 turistët e parë

Publikuar tek: kulture-art, më 16:08 19-05-2016 Ukrainasit zgjedhin Shqipërinë për të pushuar, mbërrijnë 80 turistët e parë

Shqipëria është kthyer në një destinacion turistik i preferuar për qytetarët ukrainas. Mesditën e së enjtës në aeroportin Nënë Tereza u ul avioni i parë charter për këtë sezon me 80 turistë ukrainas të nisur nga aeroporti Borispol në Kiev.

Sipas agjencisë turistike e cila po sjell turistë nga Ukraina, deri më datë 22 Shtator charterat do të fluturojnë çdo dy javë duke sjellë nga 160 turistë për çdo fluturim gjatë pikut të sezonit nga qytetet Kiev, Kharvov dhe Lviv.

Për ti uruar mirëseardhjen dhe falenderuar që zgjodhën të pushojnë në Shqipëri në areportin Nënë Tereza doli zëvëndësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Adela Karapici e cila tha:

“Është një fillim i mbarë për sezonin turistik në Shqipëri. Heqja e vizave ka mundësuar ardhjen e sa më shumë turistëve. Ky është charteri i parë me ukrainas, por sipas informacioneve nga agjencitë turistike dhe operatorëve do të ketë edhe në vijim chartera të tjerë. Do të kemi një numër mbreslënës të turistëve që ne do ti mirëpresim në Shqipëri për të shijuar bukuritë, cilësinë e shërbimit turistik, si dhe produktet turistike të cilat janë të diversifikuara dhe të shumëllojshme. Jo vetëm me chartera, por do të ketë një numër turistësh të konsiderueshëm edhe me kroçera në të gjitha portet e vendit. Ne jemi në mbështetje të promovimit të sektorit të turizmit dhe zhvillimit të këtij sektori, me një rritje sa më të lartë të mundshme të numrit të tyre”, u shpreh ajo.

Tatiana Bajraktari drejtore e agjencisë turistike “Aler Travel” shpjegoi itinerarin që do të ndjek ky grup turistësh.

“Një pjesë do të shkojë për të pushuar në plazhet e Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe Ksamilit. Pjesa tjetër do të shëtisë gjithë Shqipërinë, një tur eksursionesh ku ata do të shikojnë rreth 70% të Shqipërisë për  njëmbëdhjetë ditë që do të qëndrojnë këtu”.

Është parashikuar të ketë chartera të tjerë, jo vetëm nga Ukraina?

Patjetër që po. Pasi Shqipëria është një perlë në detin Jon dhe Adriatik. Unë jam vet nga Ukraina dhe e kam shumë qejf Shqipërinë dhe dua t’ju tregoj njerëzve se çfarë bukurish ofron Shqipëria dhe ata do të kënaqen këtu​.

 Po përse kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushur? Ja çfarë thanë disa prej tyre.

“Duam të dimë më shumë për këtë vend sepse ne kemi dëgjuar për të, por nuk kemi qenë kurrë”.

Keni dëgjuar për Shqipërinë në media apo miqtë tuaj kanë qenë më parë këtu?

“Në Zvicër punojnë dhe jetojnë shumë shqiptarë të Kosovës, dhe ne dëshironim të shihnim vendin se nga vijnë ata”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akademia Shqiptare merr në mbrojtje fjalorin famëkeq të malazezëve, ku denigrohen shqiptarët
Merita Halili, këngëtarja shfaqet me zë magjik në këngën “Sa bukur na ka dalë nusja” (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.01827597618103
array(1) { ["section"]=> string(80) "ukrainasit-zgjedhin-shqiperine-per-te-pushuar-mberrijne-80-turistet-e-pare-40920" }