Ukrainë/ Shpërthimi në minierë, 32 viktima 14 të plagosur

Publikuar tek: bota, më 11:44 04-03-2015 Ukrainë/ Shpërthimi në minierë, 32 viktima 14 të plagosur

Shpërthimi i një miniere në Donjeck të Ukrainës ka shkaktuar 32 viktima dhe 14 të plagosur. Shpërthimi ndodhi në minjerën e Zasyadko dhe u konfirmua nga vetë kryetari i Parlamentit Ukrainas, Volodymur Hroysman.

Autoritetet vendase bëjnë me dije se shpërthimi nuk ka ardhur si pasojë e ndonjë sulmi me armë por pas shpërthimit të metanit në minierë, ku janë bllokuar rreth 73 persona.

Kjo pjesë lindore e Ukrainës ka qenë shpesh objekt sulmesh pas fillimit të një konflikti mes separatistëve prorusë mbështetur nga Rusia dhe forcave qeveritare të ukrainës .

Si rrjedhojë e këtij konflikti numërohen rreth 6 mijë viktima.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.060432910919189
array(1) { ["section"]=> string(60) "ukraine-shperthimi-ne-miniere-32-viktima-14-te-plagosur-4929" }