Ulen të ardhurat në arkën e shtetit gjatë muajve të parë të vitit

Publikuar tek: ekonomi, më 12:42 04-08-2016 Ulen të ardhurat në arkën e shtetit gjatë muajve të parë të vitit

Ministria e Financave ka rishikuar të ardhurat dhe shpenzimet në buxhetin e vitit 2016. Nga rishikimi ka rezultuar një rritje e defiçitit buxhetor.

Plani i të ardhurave është ulur me -1.1%.

Ministria e Financave ka rishikuar me ulje planin e të ardhurave me 1.1 %,  me një reduktim me vlerë në 4.4 miliardë lekë, ku të ardhurat tatimore ulen në tërësi me 1.4 miliardë lekë.

Ulja më e madhe, me rreth 2 miliardë lekë, është aplikuar për pritshmëritë e arkëtimeve nga pushteti vendor. Gjithashtu ulje kanë pësuar edhe plani i të ardhurave nga taksat lokale me rreth 1,7 miliardë lekë ose 15% më pak, raporton Monitor.

Plani i të ardhurave nga dividenti është ulur me 80%. Ministria e Financave synon të grumbullojë vetëm 1 miliard lekë nga 5 miliardë të planifikuara në fillim të vitit.

Por, nga ana tjetër, financat kanë rritur pritshmëritë për 1.7 miliardë lekë më shumë nga të ardhurat e institucioneve buxhetore.

Gjithashtu janë rritur planifikimet për 600 milionë lekë më shumë prej të ardhurave nga fondet speciale dhe po në këtë masë, plani i të ardhurave për kompensimin në vlerë të pronarëve (të ardhura nga legalizimet).

Qeveritë shqiptare, ndër vite, nuk kanë treguar aftësi të përfshijnë në shpenzime fondet e huaja të akorduara për këtë qëllim. Në total, shpenzimet buxhetore janë shkurtuar me 3.1 miliardë lekë ose 0.7%, teksa shihet se, plani për përdorimin e fondeve të huaja është ulur me 4,2 miliardë lekë.

Për pasojë, fondet e përgjithshme për investimet kapitale janë ulur me 1,2% ose 730 milionë lekë.

Shpenzimet koherente janë shkurtuar me 3.1 miliardë lekë dhe ato të personelit me 1 miliard lekë.

Gjithashtu qeveria ka shtuar me 750 milionë lekë grantin për pushtetin lokal dhe me 100 milionë lekë fondin për zhvillimin e rajoneve.

Ndryshimet në buxhetin e vitit 2016 kanë çuar në një thellim të deficitit buxhetor me 3.8% ose 1.3 miliardë lekë borxh i ri më shumë se planifikimet e fillim vitit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.045585870742798
array(1) { ["section"]=> string(71) "ulen-te-ardhurat-ne-arken-e-shtetit-gjate-muajve-te-pare-te-vitit-48735" }