ULËRITËSE/ Kontenieri nga Belgjika i mbushur me MISH të kalbur, kishte 12 vite...

Publikuar tek: aktualitet, më 15:34 13-03-2018 ULËRITËSE/ Kontenieri nga Belgjika i mbushur me MISH të kalbur, kishte 12 vite...

Konteneri i mbushur me mishin e kalbur që vinte nga thertora Vivaba e Belgjikës dhe që u denoncua nga një blerës Shqiptar i Kosovës përmbante mish që kishte 12 vjet!

Mishi mashtrues i Vevibës që u eksportua në Kosovë, është kthyer në skandalin më të madh ndonjëherë raporton Het Laatste Nieuës, sot, e martë, 13 mars 2018

Gazeta, referuar, një dokument gjyqësor thotë se "më 19 shtator 2016”, një kamion me mish nga Veviba në Bastogne arriti në Kosovë. Shumica e etiketave ishin shqyer. Në mbetjet e vogla që ishin ende të dukshme, datat e vitit 2004. Ai ishte ri-paketuar në kuti që nën emrin Veviba.

Ky fakt lebetitës është denoncuar edhe nga deputeti shqiptar në parlamentin e Brukselit, Amet Gjanaj i cili jep alarmin për sigurinë ushqimore të shqiptarëve.

“Shqiptarët e vendeve tona, nga mungesa e kontrolleve të mirëfillta shtetërore dhe nivelit të lartë të korrupsionit, janë bërë viktima të të gjitha trafiqeve më të fëlliqura në botë : ushqimi, ilaçët, ... Produktet e pa shitura të botës me një datë skadencë më të vjetër shiten në vendet tona duke shkaktuar patologjia të panjohura ndonjëherë dhe në veçanti kancerin, numri i të cilit ka njohur një rritje marramendëse këto 20 vitet e fundit!

Është më se e nevojshme që të bëhet një ndryshim të qasjës, edhe një!, për mbrojtjen e jetës së Shqiptarëve!”, bën thirrje Amet Gjanaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 3 vite nga VRASJA me 7 plumba e OFICERIT Fadil Mema, asnjë i arrestuar (NGJARJA MAFIOZE- Ç’bëhet sot me familjarët e tij)
Rrymë elektrike dhe lëndë plasëse, po shkatërrohen gjallesat ujore! Denoncon Intelektuali »
Article Logic
Execution time: 0.0039489269256592
array(1) { ["section"]=> string(83) "uleritese-kontenieri-nga-belgjika-i-mbushur-me-mish-te-kalbur-kishte-12-vite-113126" }