ULËRITËSE! Panairi i Librit në Frankfurt, Shqipëria s’ka me çfarë të përfaqësohet

Publikuar tek: kulture-art, më 14:44 11-10-2017 ULËRITËSE! Panairi i Librit në Frankfurt, Shqipëria s’ka me çfarë të përfaqësohet

Ditën e djeshme është çelur Panairi i Librit në Frankfurt, panairi më i madh tregtar i botuesve që ka bërë bashkë më shume se 7,000 ekspozues dhe mbi 100 vende të botës.

E ndërsa Kosova bëhet pjesë e kësaj ngjarje të madhe të librit përmes botuesve si: Akademia e Shkencave të Kosovës, Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë, Buzuku, Dukagjini, Artini, Koha, Pema, Faik Konica, Libri Shkollorë, Piramida, Dija, Titanik, Mendimi pozitiv, Albas Kosovë, SHB Drita…, Shqipëria nga ana tjetër nuk e ka një prezantim të tillë.

Ministria e Kulturës nuk e ka një listë të përfaqësuesve të Shqipërisë në këtë panair ndonëse me iniciativë personale, pra privatisht, pra mbështetjen e ministrisë, në Panair kanë shkuar disa botues.

Kontaktuar nga newsbomb.al drejtoresha  e Krijimtarisë së Fjalës dhe e Përkthimit në Ministrinë e Kulturës, Mimoza Hysa, thotë për newsbomb.al se Ministria e Kulturës së Shqipërisë nuk ka pasur deri më sot asnjë kërkesë nga botuesit shqiptar për t’u mbështetur në panairin e Frankfurtit.

“Shoqata e Botuesve të Kosovës, duke e vlerësuar të rëndësishëm për politikat e tyre, paraqiten të organizuar në një stendë të përbashkët me mbështetje financiare të Ministrisë së tyre të Kulturës. Ministria e Kulturës së Shqipërisë nuk ka pasur deri më sot asnjë kërkesë nga botuesit shqiptar për t’u mbështetur për praninë  e tyre në panairin e Frankfurtit”, thotë për newsbomb.al Hysi.

Prej vitesh, botuesit ankohen se nuk kanë mbështetjen e ministrisë së Kulturës në panairet e librit ndërsa ministria nga ana tjetër thotë se nuk ka patur asnjë kërkesë nga botuesit.

Por ndërsa ky "ngërç" ende nuk është zgjidhur, fakti mbetet që në Panairin e Frankfurtit, nuk ka një stendë të librit në gjuhën shqipe dhe kjo është sa ulëritëse aq edhe e trishtë e mjerane.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Droni në Beograd frymëzon regjisorët, vjen “Triumph”, një dokumentar për heroizmin e Ballist Morinës
Arkeologu italian: 12 mijë vite më parë kanë banuar njerëz në Kosovë »
Article Logic
Execution time: 0.018753051757812
array(1) { ["section"]=> string(85) "uleritese-panairi-i-librit-ne-frankfurt-shqiperia-s-ka-me-cfare-te-perfaqesohet-95519" }