Ulet avioni, Izet Haxhia mbërrin në Shqipëri pas 19 vitesh

Publikuar tek: barometri, më 08:20 09-05-2018 Ulet avioni, Izet Haxhia mbërrin në Shqipëri pas 19 vitesh

Është ekstraduar në Shqipëri Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishës, i dënuar me 25 vite burg në lidhje me vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari.

Avioni nga Turqia është ulur në aeroportin e Rinasit mbrëmjen e së martës në orën 20:07. Një grup i gatshëm e ka pritur Haxhinë në Aeroport ku do të kryhen procedurat dhe do të tranportuar drejt burgut 313 në Tiranë. Në aeroport ta prezencë të madhe si të forcave policore dhe medias.

Haxhia ka deklaruar se është i gatshëm të dëshmojë për herë të parë nëse do të rihapet dosja e vrasjes së deputetit Azem Hajdari. Haxhia pretendon se personi që e ka nxjerrë Azem Hajdarin në pritë është Sali Berisha, dhe jo ai vetë.

Haxhia u dorëzua dy ditë më parë në policinë turke, pas urdhrit të gjykatës turke për arrestimin e tij me qëllim ekstradimin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022012948989868
array(1) { ["section"]=> string(64) "ulet-avioni-izet-haxhia-mberrin-ne-shqiperi-pas-19-vitesh-120034" }