Ulet më në fund avioni, Kerry mbërrin në Rinas 45 minuta me vonesë, policia dhe SHISH në gadishmëri të tij

Publikuar tek: politike, më 09:33 14-02-2016 Ulet më në fund avioni, Kerry mbërrin në Rinas 45 minuta me vonesë, policia dhe SHISH në gadishmëri të tij

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry ishte planifikuar të mbërrinte në aeroport në orën 9:00 por avioni i tij nuk është ulur vetëm në orën 9:45. Nuk raportohet paraprakisht për ndonjë anormali apo ndryshim në agjendën e Kerryt. Forca të shumta policie dhe SHISH janë në gatishmëri të tij. Kontrollet nga ajri dhe toka janë të vazhdueshme. Kerry pritet në aeroport nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani dhe ambasadori Amerikan Donald Lu. Nishani do të zhvillojë një takim në ambientet e aeroportit me sekretarin amerikan. Në orën 10:10  Kerry do të shkojë në Kryeministri ku do të takojë fillimisht ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe më pas kryeministrin Rama. Kerry dhe Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në orën. Pas kësak, sekretari amerikan i shetit, në orën 11:45 do të takohet me liderin e së djathtës Lulzim Basha, në Hotel ''Rogner'', fare pranë Kryeministrisë.

Pas takimit me Bashën, planifikohet edhe një takim i tij me Hashim Thaçin.  Më pas Kerry do të takojë në Ambasadën Amerikane në Tiranë stafin e saj, takim që do të pasojë me një tjetër të shoqërisë civile në 13:45. Ky do të jetë takimi që do të shënojë edhe fundin e vizitës së tij në Tiranë për t’u larguar drejt Rinasit në orën 15:00.

avk1.jpg

avk.jpg

av5.jpg

lu.jpg

 

av.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çfarë do bëjë John Kerry 6 orë në Tiranë, Nishani niset drejt aeroportit
Zbardhet biseda e John Kerryt me Bujar Nishanin vetëm disa minuta te shkallët e avionit »