Ulet qarkullimi i parave Cash në Shqipëri

Publikuar tek: ekonomi, më 12:20 05-08-2016 Ulet qarkullimi i parave Cash në Shqipëri

Banka e Shqipërisë nga rezultatet e statistikave tregon se, vlera e veprimeve cash nga arkat e bankave  në fund të vitit 2015 ishte 4% më e ulët se në vitin 2014, ku pagesat nga arkat ishin gjithashtu 36% më të ulëta se më 2013

Ekspertet shprehen se, zhvillimet teknologjike  i kanë ulur ndjeshëm transaksionet cash të bankave me klientët nga sportelet bankare.

Veprimet “home banking” me anë të internetit si dhe nëpërmjet bankomatëve, lehtësira që ka krijuar banka për klientët ka ulur qarkullimin cash të parave.

Duke analizuar ecurinë nga viti 2009 shihet  se pagesat cash nga veprimet në sportelet e bankave kanë ardhur në rritje deri në vitin 2012, ku edhe vlera e pagesave cash arriti në 4.3 trilion lekë. Pas këtij viti pagesat cash kanë ardhur në ulje sistematike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.085479021072388
array(1) { ["section"]=> string(47) "ulet-qarkullimi-i-parave-cash-ne-shqiperi-48843" }