Ulja e dënimit të Dritan Dajtit, Abilekaj: 4 nga 5 gjyqtarët që dhanë VENDIMIN nuk e kalojnë VETTINGUN

Publikuar tek: aktualitet, më 21:28 11-02-2019 Ulja e dënimit të Dritan Dajtit, Abilekaj: 4 nga 5 gjyqtarët që dhanë VENDIMIN nuk e kalojnë VETTINGUN Dritan Dajti

Vendimi i Apelit për Krimet e Rënda pak ditë më parë, për shfuqizimin e burgimit të përjetshëm për Dritan Dajtin dhe dënimin e tij me 25 vite burg ka hapur një debat të gjerë në vend. 

Gazetari i njohur, Enton Abilekaj, ka thënë mbrëmjen e sotme në emisionin 'Open' se 4 nga 5 gjyqtarët që dhanë vendimin për Dajtin, nuk e kalojnë vettingun dhe se ky ishte një nga vendimet e tytre të fundit.

'4 nga 5 gjyqtarët që dhanë vendimin për Dajtin nuk e kalojnë vettingun. Këto janë vendimet e tyre të fundit pasi me shumë mundësi digjen. Ka pasur ndërhyrje nga brenda por dhe nga jashtë burgut dhe janë kërcënuar avokatët. Kjo ka ndodhur dhe sepse kemi pasur një shtet të pafuqishëm për të mbrojtur avokatët që të mos tërhiqeshin nga çështja', ka tënë ndër të tjera Abilekaj.

Dajti vrau disa vite më parë 4 policë, të veshur civilë, të cilët kishin shkuar për ta arrestuar, ndërsa aktorët që kanë reaguar për uljen e dënimit ndaj tij kanë qenë të shumtë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032923936843872
array(1) { ["section"]=> string(107) "ulja-e-denimit-te-dritan-dajtit-abilekaj-4-nga-5-gjyqtaret-qe-dhane-vendimin-nuk-e-kalojne-vettingun-152425" }