Ultimatumi i fundit i Edi Ramës: Duke nisur nga 1 shkurti nisin penalizimet për të gjithë

Publikuar tek: politike, më 09:50 13-01-2018 Ultimatumi i fundit i Edi Ramës: Duke nisur nga 1 shkurti nisin penalizimet për të gjithë

Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për të gjithë konsumatorët, familjarë e biznese që të vënë matësa uji, nëse deri tani kanë përfituar ujin e pijshëm në mënyrë të paligjshme.

Nga Lezha, ku po organizon një takim me drejtues të insititucioneve qendrore e vendore Rama , lidhur me reformën e ujit, Rama tha se janari është muaji i fundit për të bërë lidhje të ligjshme të ujit të pijshëm, ndërsa nga një shkurti do të nisin penalizimet pa përjashtim.

“Në Lezhë ka probleme serioze për furnizimin me ujë të pijshëm, ka probleme të trashëguara, por ende për tu trajtuar lidhur me administrimin e ujërave në tërësi. Dje me vendim qeverie këtu në Lezhë, vendosëm mbështetjen financiare për familjet në nevojë për vendosjen e matësave falas dhe duke subvencionaur pagesën e ujit. Ky është muaji i fundit që konsumatorë e biznese me lidhje të paligjshme të vendosin matësat pa penalizim.

Duke nisur nga shkurti kjo gjë do bëhet, por do ketë penalizime sipas ligjit për ata që do kapen në kushtet e veprës penale të vjedhjes së ujit”, tha Rama. 

Më shumë në këtë kategori: « Seanca e parë parlamentare, zbardhet rendi i ditës, ja ç’pritet të diskutohet të hënën
Përçarja e LIBRA-s, Mimoza Hafizi plas ‘bombën’ kundër Ben Blushit »
Article Logic
Execution time: 0.0035979747772217
array(1) { ["section"]=> string(95) "ultimatumi-i-fundit-i-edi-rames-duke-nisur-nga-1-shkurti-nisin-penalizimet-per-te-gjithe-106408" }