Unaza/ Basha i prerë: Të anulohet tenderi, qesharake kërkesa për vinça 400 ton

Publikuar tek: aktualitet, më 15:19 12-01-2019 Unaza/ Basha i prerë: Të anulohet tenderi, qesharake kërkesa për vinça 400 ton

Kryedemokrati Lulzim Basha u ndal sot në skandalin e tenderit me unazën e madhe, për të cilën u shpreh se kërkesa e PD është një dhe e vetme, anulimi tenderit.

 “Ndonëse është kapur në flagrancë për megaskandalin e unazës së re në vend të kemi politikanë e zyrtarë të arrestuar po përgatitet ritenderimi. Për dy ditë është denoncuar se si jo vetëm shteti ishte në dijeni, po ishte pjesëmarrese në procesin e falsifikimit. I vetmi person që ka fuqi të detyrojë agjencinë e prokurimit të kryejë një procedurë me letra false, është kryeministri i vendit Edi Rama. Hetimet për Ramën, Gjiknurin e Qendron duhet të kishin nisur prej kohësh. Heshtja e prokurorisë e bën atë bashkëfajtore e bashkëshkelëse të ligjit. Sot cdo shqiptar e ka të qartë se pse një vit më parë u emërua Arta Marku. Kjo i vë kapakun pyetjes ku ka përfudnuar reforma në drejtësi për Ramën Gjiknurin e përfitesit e këtij tenderi korruptiv do të veprojë paketa antimafia”- tha Basha.

Sipas Bashes, është përgatitur edhe rimanipulimi i këtij loti, janë bërë kërkesa qesharake. "Ky tender duhet anuluar i tëri, cdo hap e në vecanti të tilla si ky me rezultate të paracaktuara, vinça 400 tonsh, janë qesharake”, tha Basha.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027062892913818
array(1) { ["section"]=> string(82) "unaza-basha-i-prere-te-anulohet-tenderi-qesharake-kerkesa-per-vinca-400-ton-148504" }