UNAZA E RE/ Fitoi tenderin 18 mln euro, ja BIZNESMENI i fuqishëm që FSHIHET pas djaloshit 26-vjeçar

Publikuar tek: aktualitet, më 11:43 08-12-2018 UNAZA E RE/ Fitoi tenderin 18 mln euro, ja BIZNESMENI i fuqishëm që FSHIHET pas djaloshit 26-vjeçar Biznesmeni Bashkim Ulaj dhe i riu Avdjol Dobi

Asgjë nuk mund të fshihet. Avdjol Dobi, djaloshi i vendosur menaxher i firmës që ka fituar lotin e parë të Unazës dhe që u anulua nga ARRSH, është vëllai i nuses së nipit të biznesmenit Bashkim Ulaj.

Avdjol Dobi, djaloshi 26 vjeçar është përfaqësuesi ligjor i kompanisë “DH-Albania”, degë e kompanisë së huaj “D-Haberman”, regjistruar në Dalaware, dhe për të cilën tashmë ka filluar një hetim nga organet kompetente shqiptare.

Sidoqoftë, kompania, e cila pretendoi se ishte krijuar në 1998, me dokumente të falsifikuara pas investimit të portalit “TPZ”, fitoi njërin prej loteve të Unazës së Re, në vlerën e 18 milionë eurove. Përtej gjithçkaje që është publikuar deri tani për skandalin e tenderit, duhet thënë se nipi I biznesmenit Bashkim Ulaj, është menaxher te COIN, që është një ndërtesë shumëkatëshe, pronë e biznesmenit Bashkim Ulaj.

Ky i fundit, I njohur për lidhjet me PD, pati probleme me ndërtimin e një blloku pallatesh tek liqeni artificial I Tiranës. Pas disa bllokimeve dhe zhbllokimeve me gjykatë, firma Gener-2, pronë e biznesmenit Bashkim Ulaj, rifilloi punën për ndërtimin e pallateve. Marrëdhëniet e biznesmenit Bashkim Ulaj me PD, duket se nuk janë më ato të dikurshmet, përsa kohë që ky i fundit, veç zhbllokimit të situatës për ndërtimin e pallateve, arrin të marrë edhe një prej loteve të Unazës së Re. Pak kohë më parë, biznesmeni Ulaj, hapi edhe televizionin A2, që do të mbështetet nga kompania Gener-2 me financime.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.04272985458374
array(1) { ["section"]=> string(104) "unaza-e-re-fitoi-tenderin-18-mln-euro-ja-biznesmeni-i-fuqishem-qe-fshihet-pas-djaloshit-26-vjecar-144368" }