Unaza Energjitike e Jugut, PD: Marrëveshjen e kemi nënshkruar në 2013, meritat i vjedh Rama

Publikuar tek: politike, më 15:01 29-01-2016 Unaza Energjitike e Jugut, PD: Marrëveshjen e kemi nënshkruar në 2013, meritat i vjedh Rama

Partia Demokratike ka reaguar pas inagurmit të Nënstacionit të Babicës ditën e sotme nga kryeministri Rama, duke thënë se marrëveshja u nënshkua nga qeveria e kaluar, ndërsa Rama vodhi sot meritat e këtij projekti.

“Edi Rama tentoi të marrë sot merita të paqëna nga një përurim në Babicë të Vlorës, ku nuk gjeti asnjë moment për të treguar të vërtetën, se ky ishte një investim i nisur në fillim të vitit 2013 nga qeveria e mëparshme.

Marrëveshja për projektin e Unazës Energjetike të Jugut u nënshkrua në Janar të vitit 2013 në prani të qeverisë së asaj kohe dhe ambasadores gjermane, pasi donator është KFV, në vlerën e 35 milion eurove.

Punimet në terren nisën konkretisht në qershor të vitit 2013 në Zemblak të Korçës, si pjesë e kësaj unaze.

Ne nuk presim që Edi Rama kreu i korit të hajdutëve, që po vjedh çdo pasuri të vendit, të tregohet i ndershëm me meritat e këtij projekti.

Por shqiptarët duhet ta dinë të vërtetën e këtij investimi të rëndësishëm për qytetarët e Jugut, një projekt që Edi Rama e gjeti gati.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet fjala e Bashës në PPE: Rama nuk e do Reformën në Drejtësi
Pacolli fton në shtëpinë e tij të 350,000 fansat e Facebook-ut »
Article Logic
Execution time: 0.020526170730591
array(1) { ["section"]=> string(94) "unaza-energjitike-e-jugut-pd-marreveshjen-e-kemi-nenshkruar-ne-2013-meritat-i-vjedh-rama-31268" }