‘’Unë këtu jam i varuri i vetëm që duhet të mbroj të varurit e tjerë, Qeveria është problemi’’, Manjani flet për korrupsionin e qeverisë

Publikuar tek: politike, më 10:53 01-02-2016 ‘’Unë këtu jam i varuri i vetëm që duhet të mbroj të varurit e tjerë, Qeveria është problemi’’, Manjani flet për korrupsionin e qeverisë

‘’Qeveria është problemi’’, kjo ka qenë fjalia me të cilën e ka nisur mesazhin e tij ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, në analizën vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

“Të nderuar të pavarur, unë këtu jam i varuri i vetëm që duhet të mbroj të varurit e tjerë, në një shtet ku pushtetet janë të ndara, sentenca është: ‘’Qeveria është problemi’’. Nga kjo pikëpamje nevoja për audit dhe kontroll të mënyrës si qeveria përdor fondet publike është i domosdoshëm’’, tha Manjani.

Sipas tij: ‘’Po ka një zgjidhje, që Parlamenti do t’i ofrojë Prokurorisë dhe KLSH-së, është që të hetojë krimin e organizuar dhe në mënyrë të veçantë korrupsionin e qeverisë’’

“Përgëzime KLSH-së për çdo kontroll, pikë, presje dhe paragraf.

Shkelja e ligjit është e larmishme, për ne nuk është detyrim të lidhet me shumat marramendëse, duket sikur ka ndodhur ndonjë hata. Në komentin publik dhe analizën publike nuk kemi hequr dorë nga drejtësia popullore.

Sapo del në TV shpallesh fajtor, kjo është një diktaturë, si në proletariat. Analiza publike e nisur nga këto premisa nuk ecën. Flasim burg burg burg, po burgu nuk është një zgjidhje. Kemi më shumë të arrestuar se të dënuar.

Po ka një zgjidhje, që Parlamenti do t’i ofrojë Prokurorisë dhe KLSH-së, që të hetojë krimin e organizuar dhe në mënyrë të veçantë korrupsionin e qeverisë. Ne do ta bëjmë se paku, që përfundimet e KLSH-së të jenë të hetueshme qoftë dhe pa emra, s’ka nevojë për kallëzim. Që askush të mos ketë arsye që të thonë po e bëjnë politikisht. Siç e ka bërë Rumania, Kroacia dhe vende para nesh.

Ky është një instrument që ne jemi të angazhuar ta bëjmë një orë e më parë, por ndjekja penale është një gjë dhe morali i zyrtarit që kapet sigurisht, që nuk mund të jetë më nëpunës i adminstratës publike.

Në diktaturë thuhej: Ça thotë populli, bën drejtësia! Sot është drejtësia e ligjit.

Ne kemi shumë nevojë për audite të performancës, nuk çon në etiketim shkelës ligji apo abuzues, çdo objektiv është i lidhur me paranë publike, kanë nevojë të auditohen të kontrollojnë qeverinë. Ndihma e KLSH-së është e pazëvendësueshme’’

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Patozi: PD-ja po përdoret si garniturë kërcënuese, vetëvrasje flirti me LSI-në
Çështja Ksera, Presidenti Nishani: E vlerësoj punën e KLSH »
Article Logic
Execution time: 0.024723052978516
array(1) { ["section"]=> string(136) "une-ketu-jam-i-varuri-i-vetem-qe-duhet-te-mbroj-te-varurit-e-tjere-qeveria-eshte-problemi-manjani-flet-per-korrupsionin-e-qeverise-31456" }