“Unë një trup i vdekur, i jepja jetë djalit tim”, Kodheli tregon momentin kur mësoi se të jesh e suksesshme, nuk është e thënë të jesh djalë

Publikuar tek: politike, më 20:25 08-03-2016
“Unë një trup i vdekur, i jepja jetë djalit tim... by newsbomb-al

E ftuar në Ambasadën e Francës në Tiranë, së bashku me dhjetra gra të suksesshme, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka rrëfyer një moment nga jeta e saj, që i tregoi se të jesh e suksesshme nuk do të thotë të jesh djalë.

Ambasada franceze në Tiranë, në kujdesin e Sonja Fitoussi, bashkëshorte e ambasadorit Bernard Fitoussi, ka organizuar një pritje me rastin e 8 marsit,  për gra të suksesshme në politikë, biznes, gazetari, administratën shtetërore, ushtri etj.

Kodheli ka folur përpara të pranishme dhe ka treguar se si përpara se të bëhej nënë ajo kishte sjellje të një djali, kjo si pas saj e nxitur nga i ati, pasi ishte fëmija i parë. “Pija birra dhe shkoja në stadiume”, tregon Kodheli, ndërsa rrëfen edhe momentin më  të bukur në jetën e saj, kur 26 vite më parë u bë nënë.

“Në një nga momentet më të vëshira të jetës time, por absolutisht në momentin më të bukur, në momentin e të gjitha momenteve. Kur pothuajse një trup i vdekur, i jepja jetë djalit tim 5-kilësh, 26 vite të shkuara. Kur kam falenderuar të gjithë ata, po të doni edhe zotin, që më kishin dhënë mundësinë jo vetëm të isha grua, por edhe nënë. Nga ai moment, kthesa ime për të demostruar se nuk ke nevojë të ngjash si djalë për të qenë i pari në shkollë, për t’u barazuar me djemtë, për të qenë i suksesshëm, për të qenë i respektuar apo  i respektueshëm, nuk ishte fare e nevojshme që të ishe djalë. Këtë mund ta bëjë duke veshur fund çdo ditë”, u shpreh Kodheli. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këshilli i Mandateve çon me konsensus në Kushtetuese mandatin Kokëdhimës
Mandati, Kokëdhima: Nuk kam bërë asnjë shkelje, gjykatën e respektoj plotësisht »
Article Logic
Execution time: 0.01800799369812
array(1) { ["section"]=> string(141) "une-nje-trup-i-vdekur-i-jepja-jete-djalit-tim-kodheli-tregon-momentin-kur-mesoi-se-te-jesh-e-suksesshme-nuk-eshte-e-thene-te-jesh-djale-34592" }