“Unë nuk dua njerëz të bukur”, supermodelja legjendare krijon agjensinë e saj të modelingut

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:35 19-09-2016 “Unë nuk dua njerëz të bukur”, supermodelja legjendare krijon agjensinë e saj të modelingut

Supermodelja legjendare Kate Moss, pas 30 vitesh tashmë në biznesin e modës, më në fund do të hapë agjencinë e saj të modelingut.

Në një intervistë për websajtin “Biznes of Fashion”, ajo tregoi se biznesin e saj të ri do t’a hapë zyrtarisht muajin e ardhshëm. Nisja e punës me agjencinë koinçidon me javën e modës në Londër.

E pyetur se çfarë kërkon nga vajzat dhe djemtë që do punësojë supermodelja tha: “Unë nuk dua njerëz të bukur… unë dua të krijoj yje.”

Më pas ajo shtoi: “Unë dua të përqendrohem më shumë në menaxhimin e karrierës së njerëzve sesa thjesht në drejtimin e një agjencie mode. Unë dua njerëz që dëshirojnë të këndojnë, të kërcejnë dhe të aktrojnë.”

Kate Moss ka karrierën më të gjatë dhe më të suksesshme në historinë e biznesit të modës.

Ajo është pikasur fillimisht në moshën 14-vjeçare në aeroportin e Nju Jorkut në 1988 nga Sara Doukas, e cila është themeluesja e “Storm”. Që atëhere Kate është shfaqur në kopertinën e revistës “Vogue” më shpesh se çdo modele tjetër.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rikthehet Britney Spears në formën më të shkëlqyer të mundshme, s’e keni parë kështu
“Operacioni Ortek”, filmi hollivudian që tregon si u falsifikua ulja në Hënë (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.018851041793823
array(1) { ["section"]=> string(94) "une-nuk-dua-njerez-te-bukur-supermodelja-legjendare-krijon-agjensine-e-saj-te-modelingut-53384" }