Unë nuk jam ajo vajza

Publikuar tek: analiza-komente, më 14:06 09-02-2015 Unë nuk jam ajo vajza

Pyetja që ende nuk ka gjetur përgjigje është përse iu mor patenta vajzës që bërtiste në rrugë?

Prej këtu mund të nisim të shpjegojmë sjelljen fyese të policëve dhe reagimin e agresiv të vajzës ndaj tyre. Këtu duhet të marrë udhë edhe vlerësimi ynë për situatën që dëshmuam përmes celularit të një kalimtari të rastësishëm (I tille duhet të ketë qenë). Nëse do të mjaftohesha do të thoja: "Po! Policët vepruan gabim dhe vajza pati një indinjatë të drejtë, të paktën deri te të bërtiturat, pa treguar asnjë shenjë respekti ndaj uniformave që përfaqësojnë shtetin".

Me ngjan se zanafilla e vlerësimeve, opinioneve edhe gjykimeve në rrjetet sociale nuk ka të bëjë me objektivizmin, ka të bëjë me pozicionimin, për fat të keq, që ka filluar të përzihet me bindjen, pakënaqësinë dhe avokatinë që herë i bëhet vajzës dhe herë u bëhet policëve rrugore.

A mund të qëndrojmë si përballë një pasqyre me ndërgjegjen tonë qytetare? Në këtë rast, mundësia është thuajse se zero. Më lind pyetja kush prej avokatëve të vajzave dhe grave e ka vendosur veten në vendin e asaj vajze, kur sjellja që shohim tregon se nuk është aspak e qetë. Patentën ja pezulluan padrejtësisht?

Edhe sikur kështu të ishte, përballë këtyre policëve rrugore, me gjuhë seksiste e diskriminuese të një mashkulli të rëndomtë ballkanas, (sic i quajti një shoqja ime), unë nuk do të isha ajo vajza. Nuk mund të ulërisja dhe britja më të madhe, për të kërkuar patentën. Nuk do të përsërisja me zë të lartë e të klithët, ofendimin e rëndë që më bënë policët, krejtësisht të shkrehur nga komunikimi profesional me qytetarët. Nesë avokatët e vajzës në rrjetet sociale e justifikojnë plotësisht sjelljen e saj, atëherë do të thoja se pasqyra jonë me ndërgjegjen është thyer njëhere e mirë dhe ne luajmë, sic thotë ajo shprehja popullore: “Mos bëni si bëj unë, por bëni si them unë", se tani kështu e shoh, dje e kisha parë ndryshe dhe nesër sigurisht do ta shoh sic më do qejfi”.

Në kërkim të qytetarisë jemi të gjithë, të një shteti më të mirë dhe të devotshëm sigurisht. Nuk duam mbushësmendjesh, por duam të gjykojmë drejtë, pa na u bërë lavazhi I trurit nga të pozicionuar, që darkave në shtëpi e ofendojnë më shumë vajzën duke thënë: “E patë si ia bëri policave ajo. Ajo ishte si burrë. I lumtë b…”

Nuk mund të ulëras në asnjë moment në rrugë, se do më thoshin “u bërë gazi i botës”. Nuk do te kisha ofenduar askënd në rrugë, me atë gjuhë (sic e dëgjuam vajzën të ishte ofenduar prej policëve). Ështe qesharake, sikur në ndonjë raport shoqate në mbrojtje të gruas të ishte ky shembull (ende i pashpjeguar plotësisht), si një rast i diskriminimit gjinor nga polica rrugore apo uniformat e shtetit?

Jo, unë sjam ajo vajza, nuk do të kisha humbur në asnjë rast kontrollin, që mund të kishte ndihmuar drejt një zgjidhje.

Sa për policët, sigurisht i kam dhe nja dy fjalë për ata.

Shteti nuk u përket ngjyrave apo gjinive, shteti nuk garanton sjellje pertej kufirit qytetar dhe ligjor, por detyra duhet të jetë shprehje e ndërgjegjes qytetare. Këtë detyrë, pushtetarët që marrin votat e na qeverisin, nuk duhet ta shpërdorojnë për asnjë moment. Përmbushja e saj është pasqyra e gjithësecilit me vetveten dhe pas shumë vitesh me historinë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026898860931396
array(1) { ["section"]=> string(26) "une-nuk-jam-ajo-vajza-2817" }