“Unë ty të kam shumë inat...” Mesazhi që shokoi Floriana Garon, e thotë publikisht (VIDEO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:43 12-01-2017

Moderatorja e njohur Floriana Garo e ftuar në emisionin Opinion në Klan, lidhur me jetën e individëve në rrjetet sociale ka rrëfyer një epsiod personal.

Garos i ka shkuar një mesazh nga një i panjohur në Facebook dhe përmbajtja e tij për të ka qenë shokuese.

“Në fillimet e televizionit për mua, nuk e kisha menduar këtë gjë, por sapo hyra në televizion hapa këto rrjetet sociale, facebook­un kryesisht, dhe më ka ardhur një mesazh njëherë dhe më ka thënë që: Unë ty të kam shumë inat, se ke ndikuar shumë keq tek e dashura ime, e cila do një jetë si tënden. Dhe unë nuk e kisha menduar këtë gjë ndonjëherë, sot jam më e kujdesshme në ato që postoj. Dhe kur e mora këtë mesazh u shokova. Unë nuk e kam bërë këtë me tendencë”, u shpreh Garo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023154973983765
array(1) { ["section"]=> string(88) "une-ty-te-kam-shume-inat-mesazhi-qe-shokoi-floriana-garon-e-thote-publikisht-video-65286" }