UNESCO ngre alarmin: 264 milion fëmijë në pamundësi për t’u shkolluar

Publikuar tek: kulture-art, më 15:38 26-10-2017 UNESCO ngre alarmin: 264 milion fëmijë në pamundësi për t’u shkolluar

Sipas një raporti të UNESCO, rreth 264 milion fëmijë dhe të rinj në të gjithë botën, numër i njëjtë ky me popullsinë e Rusisë, Polonisë dhe Gjermanisë, nuk kanë akses në shkollim dhe edukim.

Raporti cilëson se 61 milion fëmijë i përkasin moshave 6-11 vjeç, 60 milion të tjerë moshave 12-14 vjeç dhe 142 milion moshave 15-17 vjeç.  Studimi është pjesë e raportit të Axhendës për Zhvillimin e Qëndrueshëm (Agenda for Sustainable Development) publikuar nga Instituti i Statistikave të UNESCO-s dhe  Raporti i Monitorimit Global të Edukimit.

Raporti bazohet në studimin e bërë në 128 shtete përgjatë periudhës 2010-2015. Irina Bakova, drejtuesja kryesore e UNESCO i kërkoi bashkësisë globale të ndërmarrë një përpjekje të përbashkët për të kapërcyer dështimin arsimor, shkruan Al Jazera.

“Atje janë 264 milion fëmijë që nuk po shkojnë në shkollë, ky është një dështim që duhet ta trajtojmë së bashku, sepse arsimimi është një përgjegjësi e përbashkët dhe progresi mund të jetë i përbashkët vetëm ndërmjet përpjekjeve të përbashkëta.

“Sipas raportit që përfaqëson 90 përqind të popullsisë botërore të moshës së shkollës së mesme, më pak së një në katër të rinj ka përfunduar shkollën e mesme në 40 vende dhe më pak se një në dy të rinj në 60 vende. Kanë qënë vetëm 14 vende me një shkallë përfundimi prej të paktën 90 përqind”,  tha Irina Bakova.

Gjithashtu drejtuesja e UNESCO tha se duhen krijuar mekanizma më të fuqishëm për të trajtuar dështimin dhe “të ruajnë dhe të zbatojnë të drejtën për arsim dhe të mbajnë të gjitha qeveritë të japin llogari për angazhimet e tryre, përfshirë donatorët”./newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sulejman Gjana: Zogu kishte informacione sekrete për Enver Hoxhën (PËRPLASJA)
»
Article Logic
Execution time: 0.012211799621582
array(1) { ["section"]=> string(74) "unesco-ngre-alarmin-264-milion-femije-ne-pamundesi-per-t-u-shkolluar-97312" }