UNESCO: Parisi kryeqendra e xhazit

Publikuar tek: kulture-art, më 12:11 26-02-2015 UNESCO: Parisi kryeqendra e xhazit

Muzikantët e jazz nga e gjithë bota do të jenë në Paris në ditën nndërkombëtare të jazzit , më 30 prill 2015.Ambasadori i UNESCO Herbie Hancock tha se ky duhet të jetë një mesazh i fortëpër rimëkëmbjen e Parisit pas sulmeve të fundit.

Hancock ka thënë se organizatorët kanë përzgjedhur Parisin me qëllim që ta përkujtojnë rolin e madh që ka luajtur ky qytet në historinë e muzikës jazz, një histori që zë fill këtu e 100 vjet më parë, kur ushtarë afro-amerikanë gjatë Luftës së Parë Botërore e sollën atë në Francë.

Koncerti i emrave të mëdhenj të jazzit në qytetin ku UNESCO-ja e ka selinë, duhet të përcjellë një porosinë ë qartë Jazzi nuk është vetëm muzikë. Ai ka të bëjë me të drejtat e njeriut, me krenarinë njerëzore dhe dialogun midis kulturave. Ai thekson rëndësinë e kreativitetit dhe lirisë së shprehjes

Në koncert, do të marrin pjesë personalitete si Wayne Shorter, Dee Dee Bridgewater, Dianne Reeves, Al Jarreau dhe Marcus Miller.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Misteri i njollës së thesarit të zbuluar në Amfiteatrin e Durrësit
Zv.ministri Çuni ngatërron datën e krijimit të teatrit “Migjeni”, sivjet festohet 66 vjetori »
Article Logic
Execution time: 0.019840955734253
array(1) { ["section"]=> string(38) "unesco-parisi-kryeqendra-e-xhazit-4481" }