“Ungjilli i gruas së Jezusit” mund të jetë origjinal, dalin fakte të reja

Publikuar tek: kulture-art, më 21:44 06-09-2015 “Ungjilli i gruas së Jezusit” mund të jetë origjinal, dalin fakte të reja \"Ungjilli\" që sugjeron se Jezusi ishte i martuar me Maria Magdalenën

E vërteta mund të jetë shumë pranë daljes në dritë në lidhje me “Ungjillin e gruas së Jezusit”, një papirus shumë i diskutueshëm që sugjeron se disa njerëz, në kohërat e lashta, besonin se Jezusi ishte i martuar me Maria Magdalenën.

Hulumtimet e reja mbi bojën e papirusit të çojnë në mundësinë që ajo mund të jetë autentike ndërsa disa dokumente të tjera të siguruara nga shkencëtarët mund të hedhin dritë mbi origjinën e këtij fragmenti.

Debati për kredibilitetin e “ungjillit” filloi menjëherë sapo Profesori i Harvardit, Karen King raportoi për zbulimin e tij në shtator të 2012-ës. Fragmenti i shkruar në gjuhën koptike (egjiptiane) përmban një linjë që lexon: "Jezusi tha atyre: "Është gruaja ime ..." dhe gjithashtu i referohet një "Marisë," ndoshta Maria Magdalenës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Inva Mula ngre Prishtinasit në këmbë me Valsin Hyjnor për Nënë Terezën
Biblioteka e Frashërllinjve në gjendje të mjeruar, askush nuk ndërhyn »
Article Logic
Execution time: 0.019639015197754
array(1) { ["section"]=> string(76) "ungjilli-i-gruas-se-jezusit-mund-te-jete-origjinal-dalin-fakte-te-reja-20129" }