Unikkatil do të performojë në ndeshjen Shqipëri-Serbi?

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 00:09 02-03-2015 Unikkatil do të performojë në ndeshjen Shqipëri-Serbi?

Gjatë mbrëmjes në rrjetet sociale u përhap lajmi se reperi shqiptar me origjinë nga Kosova, Unikkatil kishte kërkuar pranë Federatës Shqiptare të Futbollit të performonte në stadium përpara fillimit të ndeshjes Shqipëri-Serbi.

Sipas lajmit që qarkulloi në facebook, thuhej se Viktor Palokaj kishte kërkuar të performonte 30 minuta përpara ndeshjes së rëndësishme.

Megjithatë, lajmi është përgënjeshtruar nga stafi i tij, i cili ka mohuar që një kërkesë e tillë e këngëtarit të jetë dërguar në FSHF. Faqja zyrtare e emisionit “Prive” ka sqaruar se pavarësisht se një kërkesë e tillë nuk është bërë nga Unikkatil, nuk përjashtohet mundësia që reperi të këndojë në këtë ndeshje.

“Viktori nuk ka kerkuar të performoj. Po që se populli ka dëshirë atëherë mund të ndodhë mirëpo Unikatili nuk është oportunist dhe nuk do ti imponohet askujt”, kanë deklaruar nga stafi i reperit.

Unikkatil njihet për numrin e madh të fansave që ka në Kosovë dhe Shqipëri. Reperi prej vitesh jeton në SHBA, por kjo nuk e ka penguar që të krijojë famë të madhe në trevat shqiptare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020771980285645
array(1) { ["section"]=> string(58) "unikkatil-do-te-performoje-ne-ndeshjen-shqiperi-serbi-4731" }