Unioni i Gazetarëve Shqiptarë vlerësohet me çmim për kontributin e çmuar në përçimin e fjalës së lirë

Publikuar tek: kulture-art, më 20:05 23-12-2015 Unioni i Gazetarëve Shqiptarë vlerësohet me çmim për kontributin e çmuar në përçimin e fjalës së lirë

Fondacioni kulturor “Harpa” ka vlerësuar me një çmim të veçabtë Unionin e Gazetarëve Shqiptarë, gjatë një ceremonie të organizuar në qytetin e Fierit.

Çmimi i është dorëzuar gazetarit të njohur Aleksandër Çipa me motivacionin “Me rastin e 10-vjetorit të krijimit të tij dhe për kontribut të çmuar në përçimin e fjalës së lirë”.

Çmimin “Njeriu i Vitit” e ka marrë gazetari Marin Mema, për kontributin profesional në dobi të shoqërisë me ciklin “Shqipëria Tjetër”. Shkrimtari më i mirë është shpallur Kiço Blushi, ndërsa poeti i vitit, Ilirjan Zhupa. Fondacioni “Harpa” ndau edhe çmimet “In memoriam”, në nderim të figurave që nuk jetojnë më, mes të cilëve profesor Jorgo Bulo, aktorët Albert Verria dhe Fatbardh Smaja.

Çmimi i madh i është dhënë Akademikut Ali Aliu, si personalitet i shquar me kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e kritikës së letërsisë shqipe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Si duken sot ikonat e kinematografisë shqiptare (Foto)
Besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, urojnë Janullatos e Massafra »
Article Logic
Execution time: 0.029603958129883
array(1) { ["section"]=> string(107) "unioni-i-gazetareve-shqiptare-vleresohet-me-cmim-per-kontributin-e-cmuar-ne-percimin-e-fjales-se-lire-28427" }