Universitetet, reagon Meta e shigjeton Ramën: Komunikimi arrogant s’zgjidh kriza

Publikuar tek: barometri, më 08:20 16-02-2018 Universitetet, reagon Meta e shigjeton Ramën: Komunikimi arrogant s’zgjidh kriza

Prsidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë lidhur me situatën problematike të Universitetit të Tiranës. Në analizën vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit Meta u shpreh se është domosdoshmëri për të rikthyer besimin tek institucionet publike dhe vendimarrjen e tyre.

Ndërsa ka theksuar se komunikimi arrogant nuk ndIhmon për asgjë, duke ironizuar kështu kryeministrin Rama lidhur me takimin e djeshëm që ky i fundit zhvilloi me senatin e Universitetit të Tiranës, ku u diskutua për problematikat dhe çështjen e pagave të pedagogëve.

Më tej Meta shton se standartet e autonomisë universitare dhe lirive akademike janë jetike për demokracinë.

“Komunikimi arrogant nuk na ndihmon për të jetësuar reformat. Standartet e autonomisë universitare dhe lirive akademike janë jetike për demokracinë. Sfidat e arsimit të lartë kërkojnë reflektim pozitiv e jo arrogancë”, është shprehur ndër të tjera Meta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017453908920288
array(1) { ["section"]=> string(85) "universitetet-reagon-meta-e-shigjeton-ramen-komunikimi-arrogant-s-zgjidh-kriza-110416" }