“Uragani” Cristiano, kualifikon Realin në gjysmëfinalet e Champions League

Publikuar tek: sport, më 22:08 12-04-2016

Real Madridi arriti me sukses misionin  më të rëndësishëm të sezonit. Në “Bernabeu” klubi spanjoll arriti të përmbysë humbjen 0-2 të një jave më parë, duke fituar 3-0 përballë Volfsburgut.

Në konferencën e djeshme për shtyp, Zinedin Zidan ka deklaruar se Reali nuk është gati të eliminohet, ndaj dhe “galaktikët” kanë treguar se në Spanjë janë të frikshëm, shkruan Sportal.

Reali e nisi me “marshin e pestë” dhe avantazhi nuk vonoi gjatë.

Brenda një minute, Kristiano Ronaldo dërgoi dy silura në portën e Volfsburgut, duke i dhuruar avantazhin e dyfishtë Realit.

Pjesa e parë dhuroi raste të shumta nga “galaktikët”, por rezultati 2-0 mbeti i gozhduar.

“Los Blancos” e kishin ruajtur për në 45 minutat e dyta dhuratën për fansat e tyre, ndërsa Volfsburgu numëronte vetëm rastet e Realit, pasi gjermanët ishin të paaftë të zhvillonin paraqitjen e një jave më parë.

Aroma e kualifikimit erdhi vetëm në minutën e 77-të, kur sërish Ronaldo me një goditje dënimi dërgoi në rrjetë një tjetër gol fantastik. Reali 3, ndërsa kundërshtari e kuptoi që në “ferrin” e “Bernabeut” s’ka shpëtim.


Mançester Siti është kualifikuar për herë të parë në historinë e vet në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në ndeshjen e kthimit PSG-në me shifrat 1-0.

Ka qenë Kevin de Brujne ai që ka shënuar golin e suksesit historik të “Qytetarëve” duke çuar më tej ekipin e drejtuar nga Manuel Pelegrini. Kjo ka qenë dhe surpriza e parë e çerekfinaleve në Champions, pasi në hedhjen e shortit PSG-ja shihej qartësisht favorite për të shkuar më tej.

Ndeshja e zhvilluar në “Etihad” nuk ka qenë shumë e bukur, por ka qenë tepër e tensionuar. Në pjesën e parë mundësia më e mirë i ka shkuar Agueros, i cili në mënyrë të pabesueshme ka shpërdoruar një 11-metërsh.

Në pjesën e dytë PSG-ja ka shtuar presionin në kërkim të golit, duke iu afruar me kapitenin Tiago Silva, por ka qenë Siti që ka shënuar 14 minuta nga fundi kur Kevin de Brujn ka realizuar një gol të shkëlqyer.

Parisi është përpjekur të futet në lojë, por Hart ka bërë heroin përballë Kavanit, ndërsa goli i Ibrahimoviçit në fund është anuluar për pozicion jashtë loje.

Për të katërtin sezon radhazi vrapi i PSG-së ndalet në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, ndërsa Pelegrini çon në delir Sitin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kosova sfidon Shqipërinë për talentin, Milot Rashica
Uefa inspekton punimet në stadiumin "Loro Boriçi" (Foto-Galeri) »
Article Logic
Execution time: 0.099053144454956
array(1) { ["section"]=> string(77) "uragani-cristiano-kualifikon-realin-ne-gjysmefinalet-e-champions-league-37530" }