Urbani përplas makinën e një vajze në Durrës, pas testit shoferi rezultonte... (EMRI)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:23 03-12-2017 Urbani përplas makinën e një vajze në Durrës, pas testit shoferi rezultonte... (EMRI) ilustruese

Një shofer autobusi ka përplasur një makinë në qytetin e Durrësit.

Për pasojë, shoferja, një 26-vjeçare është lënduar, por pa pasojë për jetën. Pas testit, shoferi i autobusit rezultonte i dehur.

“Arben Maxhaku, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz Autobus” ka goditur nga mbrapa mjetin tip “Peugeot” me drejtuese shtetasen K.A, 26 vjeç, banuese po në këtë qytet.  Për pasojë shtetasja me inicialet K.A, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kryerjes së testit të alkoolit rezultoi se shtetasi Arben Maxhaku ishte në gjendje të dehur. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur””, sqaron policia. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020228862762451
array(1) { ["section"]=> string(86) "urbani-perplas-makinen-e-nje-vajze-ne-durres-pas-testit-shoferi-rezultonte-emri-101779" }