Urdhër-arrestet Doshi-Frroku/ Bregu: Duhet ndarë shapi nga sheqeri

Publikuar tek: politike, më 19:11 20-03-2015 Urdhër-arrestet Doshi-Frroku/ Bregu: Duhet ndarë shapi nga sheqeri

Deputetja e PD-së Majlinda Bregu në facebook në lidhje me zhvillimet e fundit që kanë ndodhur me çështjen “Doshi”.

Bregu shprehet se kriminelëve dhe hajdutëve u është hapur vetë dera nga politika, pasi dikush i ka shkelur syrin për miqësi e dikush tjetër ka bërë miq për vota.

“Jo pak dekorata ka marrë krimi ndër vite në politikën shqiptare. Nga emërime pushtash, hajdutësh e kriminelësh në administratë e poste publike e deri tek mandate deputetësh. Kësaj të keqe ja kemi hapur derën vetë. Dikush i ka shkelur syrin për "miqësi" e dikush ka bërë "miq" për vota, diku për të prishur mandate të ndershme politike e diku duke rrëmbyer mandate me para e kërcënime për të krijuar shumica mbytëse”, shkruan Bregu.

Ish-minitrja e Integrimit thekson se ka ardhur koha në politikën shqiptare për të ndarë shapin nga sheqeri një herë e mirë .

“Unë dhe si unë pjesa dërrmuese në atë parlament, nuk kemi hyrë në politikë për të parë si publik kinemaje shëtitëse filma që duken ‘thriller politike të Bollyëood-it’, ku protagonistët herë puthen e herë zhyhen me njëri tjetrin sa ju prishet idili i hesapeve. Dhe që qytetarëve të mos ju shitet asnjë soj djalli për engjëll e t'ju marrë frymën më pas, duhet ndarë shapi nga sheqeri një herë e mirë”, ka thënë Bregu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Arrestimet, përpjekje për të larë fytyrën e nxirrë të Ilir Metës
Grupi i Miqësisë Shqipëri-SHBA/ Hiqen Doshi, Frroku dhe Ndreu, ja lista »
Article Logic
Execution time: 0.023291110992432
array(1) { ["section"]=> string(69) "urdher-arrestet-doshi-frroku-bregu-duhet-ndare-shapi-nga-sheqeri-6502" }