“Urdhëri” i Gjykatës Ndërkombëtare për “Becchettin”, reagon Sonila Meço: Ja ku jemi!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:27 07-03-2016 “Urdhëri” i Gjykatës Ndërkombëtare për “Becchettin”, reagon Sonila Meço: Ja ku jemi!

Me një urdhër unanim dhe historik të lëshuar të premten në Uashington DC, pas një seance dëgjimore të arbitrazhit përpara Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve për Investimet (“ICSID”), Qeverisë së Shqipërisë i është kërkuar të “ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të pezulluar” procedurat e ekstradimit në Londër kundër Francesco Becchetti-t, pronarit të Agon Channel TV dhe Mauro De Renzis, administratorit.

Pas kësaj, gazetarja Sonila Meço e cila ka besuar gjithnjë fort në vënien e drejtësisë dhe asnjëherë s’ka hequr dorë nga pritja e këtij procesi ka reaguar përmes rrjetit social për të dhënë mesazhin: “Ja ku jemi”! Meço ka postuar një foto të stafit të Agon Channel në momente festive: të gjithë me kokën lart.

“Meqë shumë më kanë pyetur e më të shumtë kanë dhënë verdikte pa duruar një proces normal, meqë disa baltën e kanë mjet pune e të tjereë kanë dëshiruar fund të lumtur: ja ku jemi.... Duhen të presim nga përtej Atlantikut të vërtetat e drejtësisë në këtë vend...” shkruan gazetarja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013830900192261
array(1) { ["section"]=> string(83) "urdheri-i-gjykates-nderkombetare-per-becchettin-reagon-sonila-meco-ja-ku-jemi-34433" }