Urdhëri i Ramës: Të gjithë ministrat, raport te Bushati. Zbardhet vendimi

Publikuar tek: politike, më 06:32 22-09-2015 Urdhëri i Ramës: Të gjithë ministrat, raport te Bushati. Zbardhet vendimi

Çdo ministër a zyrtar tjetër duke përfshirë këtu edhe kryebashkiakët të cilët kanë kontakt me të huajt duhet të raportojnë me shkrim në Ministrinë e Jashtme.

Ky është vendimi më i fundit i qeverisë Rama, që hyri në fuqi ditën e djeshme. Vendimi zbardhet sot nga Gazeta Shqiptare  pasi është botuar në Fletoren Zyrtare. Ditmir Bushati do të koordinojë çdo veprimtari të marrëdhënieve me jashtë të të gjitha institucioneve.

Edhe në rastet kur ministrat duan të realizojnë vizita jashtë Shqipërisë duhet të marrin leje në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe pastaj vetë në Kryeministri.

Gjithashtu për çdo intervistë apo qëndrim publik për çështje të ndryshme politike që japin ministrat, zëvendës ministrat apo kryebashkiakët, sikurse edhe drejtuesit e institucioneve, duhet të konsultohen me ministrinë e Bushatit.

Si përshembull: Ilir Meta nuk mund të ftojë homologun e tij nga Kosova pa marrë më parë lejen e Ministrisë së Jashtme, Panariti nuk mund të zgjidhë një çështje bujqësore pa u konsultuar me Bushatin.

Njësoj edhe për të tjerë zyrtarë. E gjithë përgjegjësia i delegohet Ministrisë së Jashtme që drejtohet nga Bushati.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Policët kanë rrethuar PD, po preku qytetarët nuk ka bunker që shpëton Ramën
Gafa e rëndë e ministrit Bushati, Bumçi e nxjerr “zbuluar” në Komisionin e Jashtëm »
Article Logic
Execution time: 0.022336006164551
array(1) { ["section"]=> string(76) "urdheri-i-rames-te-gjithe-ministrat-raport-te-bushati-zbardhet-vendimi-21364" }