Urimi i Ben Blushit në festën e PS

Publikuar tek: politike, më 19:33 12-06-2015 Urimi i Ben Blushit në festën e PS Ben Blushi, deputet i PS

“Partia Socialiste për të  varfërit është një argëtim estetik. E shohin në televizor, si një serial, por nuk kanë të drejtë të ndryshojnë as skenarin dhe as personazhet e saj. Eshtë një  serial që prodhon kënaqësi. Cdo pasdite. Eshtë partia e shtëpiakëve që merren me politikë. Asgjë më shumë. Ajo nuk u jep atyre as punë, as shpresë dhe as demokraci.

Nëse je i varfër nuk e përfaqëson dot më Partinë Socialiste. Nuk je dot deputet i saj, as kryetar bashkie, as kryetar i partisë në qytet, as kryetar në fshat dhe poaq të  vështirë e ke të punosh në administraten e saj. Partia Socialiste ka me të varfërit raportin që ka një  serial televiziv. Ajo prodhohet për ta, me kushtin që ata të  mos e ndryshojne atë. Të varfërit janë blerësit, por jo prodhuesit. Ata janë shikuesit, por jo rregjisorët e saj. Ata janë luga, por jo ushqimi. Janë mjeti por jo qëllimi. Jane vota, por jo pushteti. Ata nuk janë shteti, por mileti.

Sa për të pasurit, ata mund të  hyjne, të  dalin dhe të sponsorizojnë lirisht pushimin mes serive. Ata janë sponsor dhe personazhe kryesore të  serialit. Nëse je i pasur mund të  blesh kohën televizve të seriali i Partise Socialiste dhe të behesh deputet, kryetar bashkie, drejtor, inspektor, tatimor, ushqimor, pagator, rrogator, kurator dhe natyrisht donator. Të  pasurit janë seriali. Pushteti është ideali. Të varfërit janë materiali”, shkruan Blushi për Lapsi.al.

“Ky serial material pa ideal, do të  vazhdojë edhe për shumë kohë. Ndoshta edhe për shume vjet. Për sa kohë që Partia Socialiste nuk do respektojë asnjë program dhe asnjë statut ajo nuk do jetë më parti por vetem një adrese elektorale. Një mundesi për të  votuar. Dhe një   shpresë për të duruar atë që duhet uruar.

“Dhe nëse unë kam një urim për të  gjithë, urimi është ky: shpresoj që Partia Socialite të  bëhet Parti”, shkruan mandej Blushi në urimin e ditëlindjes së Partisë Socialiste.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Erion Veliaj-Partisë Socialiste për ditëlindje: Mos e prit ndryshimin nga të tjerët
Rama flet për “Kosovën president”: Ka qarkulluar gjithmonë si i mundshëm dhe dëshiruar por... »
Article Logic
Execution time: 0.02754807472229
array(1) { ["section"]=> string(40) "urimi-i-ben-blushit-ne-festen-e-ps-13411" }