Urimi i një punëtori të palodhur me duart kallo të trasha... pa xixa-xixa

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:53 31-12-2017 Urimi i një punëtori të palodhur me duart kallo të trasha... pa xixa-xixa

Sot në ditën e ndërrimit të viteve rrjetet sociale janë ‘pushtuar” nga urimet e personazheve te njohura.

Por urimi më i veçantë për ish-këshilltarin e ish-kryeministrit Berisha, Ilir Kadia është ai i një punëtori të thjeshtë.

Në një pstim në Facebook, Kadia shprehet se Edi Terolli është kushëriri i tij dhe thotë se ndryshe nga të tjerët ky i fundit nuk ka zgjedhur të urojë xix-xixa, por me anë të një fotoje me kolegët e tij në punë.

“Kushëriri, Edi Terolli është kushëriri im nga nëna. Duart i ka me kallo të trasha. Për vit të ri nuk postoi ato urimet me xixa-xixa si të gjithë njëlloj por foto nga puna me shokët, krenar për çka ndërtojnë në Korçë! Mua më pëlqeu më shumë se çdo urim tjetër urimi i i tij që do të thotë :Mot më shumë punë, shëndet, gëzim!”, shprehet ish-këshilltari. 

ilir.PNG

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026427984237671
array(1) { ["section"]=> string(77) "urimi-i-nje-punetori-te-palodhur-me-duart-kallo-te-trasha-pa-xixa-xixa-105003" }