Ushqimet që duhen evituar kur jeni duke marrë antibiotikë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:46 28-06-2016 Ushqimet që duhen evituar kur jeni duke marrë antibiotikë

Disa ushqime dhe pije mund ta pengojnë procesin tuaj të shërimit, ngaqë pengojnë ndikimin e antibiotikëve.

Dhe disa nga këto produkte ushqimore janë: 

PRODUKTET E QUMËSHTIT

Djathi, yndyra e qumështit, qumështi, gjalpi, akullorja - këto dhe produktet e tjera të qumështit duhet t'i evitoni derisa jeni duke marrë antibiotikë. Kalciumi i cili gjendet me shumicënë këto produkte mund ta zvogëlojë absorbimin e antibiotikëve. Por, kosin mund ta konsumoni  meqë ai ka shumë probiotikë të cilët parandalojnë diarrenë e shkaktuar nga antibiotikët.

USHQIMET E PASURA ME HEKUR

Si kalciumi edhe hekuri pengon absorbimin e antibiotikëve. Mëlçia e pulës, mishi i kuq, arrat, pemët e gjelbra me fletë, çokollata e errët, të gjitha këto ushqime përmbajnë hekur dhe duhen evituar derisa jeni duke marrë antibiotikë. 

ALKOOLI

Evërteta është se alkooli nuk ndikon në absorbimin e antibiotikëve në organizëm, por ai shton efektet anësore të tyre, siç janë: marramendja dhe problemet gastrointestinal dhe diarreja. Prandaj, të paktën për sa kohë jeni duke marrë antibiotikë, mos pini alkool.

AGRUMET

Që të gjithë ne e dimë se agrumet ndihmojnë në shërimin më të shpejtë nga shumë sëmundje, meqë përmbajnë vitaminë C. Por, nëse jeni duke marrë antibiotikë, atëherë agrumet duhet t'i evitoni, pasi portokajtë, mandarinat, limonët dhe sidomos grejpfruti mund të kenë ndikim negativ në absorbimin e antibiotikëve. 

USHQIMET DHE PIJET ACIDIKE

Edhe ushqimet dhe pijet acidike duhen evituar derisa merrni antibiotikë. Edhe në këtë rast kjo është kështu, për shkak se ushqimet dhe pijet e tilla pengojnë absorbimin adekuat të antibiotikëve. Evitoni marrjen e çokollatës dhe domateve dhe  mos pini verë, kafe, sodë dhe pije të tjera pa alkool. 

USHQIMET ME SHUMË FIBRA

Përfshirja e ushqimeve me shumë fibra në menynë tuaj të përditshme është shumë e dobishme. Por, kjo nuk vlen nëse jeni duke marrë antibiotikë, meqë ushqimet me fibra ngadalësojnë zbrazjen e lukthit, gjë që ndikon në absorbimin e antibiotikëve dhe të ilaçeve të tjera, duke e zvogëluar atë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03134298324585
array(1) { ["section"]=> string(63) "ushqimet-qe-duhen-evituar-kur-jeni-duke-marre-antibiotike-44799" }