Ushtaraku i Forcave Ajrore-Berishës: E vërteta e jetëve të humbura të pilotëve dhe gënjeshtra e Shtabit

Publikuar tek: politike, më 13:28 13-04-2016 Ushtaraku i Forcave Ajrore-Berishës: E vërteta e jetëve të humbura të pilotëve dhe gënjeshtra e Shtabit

“Piloti dixhital’, kështu e cilëson ish kryeministri Berisha personin  i cili i ka dërguar një mesazh denoncues lidhur me rrëzimin e avionit dhe “gënjeshtrën” që sipas tij është thënë nga përfaqësuesi I Shtabit të Pergjithshëm.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

“Denoncim i ri per Mimin dhe gjeneral Trafikun!

Piloti dixhital denoncon:
Me fakte te pakundershtueshme si mashtrues; Mimin, gjeneral Trafikun dhe papagajte e tyre ne media. Per me hollesisht lexoni mesazhin e tij. sb

Pershendetje z.Berisha! Jam nje ushtarak I Forces Ajrore tejet I revoltuar duke ndjekur "Debati" ne Klan! Nuk e immagjinoj dot se si mund te genjesh e te tallesh ne kete menyre me jetet e humbura te piloteve tane. 1. Pilotet e ndjere kane qene te patrainuar ne Gjermani sipas kontrates, por vetem me 12 ore baze te kalimit ne tip e quajme ne. 2. Per kete arsye, plani I fluturimit mbi siperfaqe ujore pa trainim SAR eshte krim I paralajmeruar. 3. Genjeshter e pafytyre dhe e qellimshme nga perfaqesuesi I Shtabit te Pergjithshem, kur tha se per permbytjet jane perdorur EC145, kur ne fakt jane perdorur per SAR (kerkim shpetim), vetem Cougar per te cilet ne kemi vetem 4 pilote te specializuar, dhe dy koleget e ndjere nuk ishin pjese e kesaj 4-she. 4. Ushtari qe ndodhej ne bord, eshte "zjarrfikes" jo operator Bordi, c'ka eshte shkelje flagrante e rregullave te sigurimit ne fluturim. 5. Si mundet qe brenda 1.5 vitesh te humbasesh 3 pilote dhe nje helikopter te fjales se fundit, dhe askush nga drejtuesit e regjimentit, Shtabit apo qofte dhe niveleve politike, te mos mbaje pergjegjesi? Ndjese qe u zgjata, z. Berisha, por keta kane bllokuar edhe mediat si ne kohe te merhumit. Ju falenderoj me zemer qe I jepni ze se vertetes,

Ja dhe fotoja e helikopterit Cougar, qartesisht I dallueshem nga EC 145, I perdorur per SAR gjate permbbytjeve."

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zamira Çavo komenton gjuhën e përdorur nga kryebashkiaku Tushe: Çfarë e di veten një "i zgjedhur"? Padron të popullit?
Ish-Zëdhënësja e Berishës, Erla Mëhilli: Lushnja zbulon një trim »
Article Logic
Execution time: 0.026658058166504
array(1) { ["section"]=> string(108) "ushtaraku-i-forcave-ajrore-berishes-e-verteta-e-jeteve-te-humbura-te-piloteve-dhe-genjeshtra-e-shtabit-37587" }