Ushtarët shqiptarë në Zvicër pozojnë sërish me flamurin shqiptar

Publikuar tek: bota, më 14:42 08-04-2015 Ushtarët shqiptarë në Zvicër pozojnë sërish me flamurin shqiptar

Një grup ushtarësh shqiptaro-zvicerianë, gjashtë djem dhe një vajzë, kanë postuar në rrjenit social facebook një fotografi ku shihen duke pozuar me uniformat dhe armët ushtarake duke shpalosur një flamur shqiptar.

Fotografia e realizuar në një tren , nuk ka mundur ti shpëtojë edhe kësaj here polemikave, ku një officer zvicerian në anonimat, shprehet se nuk është e drejtë të pozosh me flamurin e një vendi tjetër ndërkohë që mban uniformën ushtarake të Zvicrës.

Por sipas tij, është normale që zivcerianët me prejardhje të huaj të ruajnë rrënjët e tyre, transmeton “albinfo.ch”

“Kur dikush bart uniformën zvicerane, flamuri ynë është i vetmi , që ne duam ta shohim. Të gjithë flamujt tjerë s`kanë çfarë kërkojnë aty”, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë Christoph Brunner.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.047384023666382
array(1) { ["section"]=> string(69) "ushtaret-shqiptare-ne-zvicer-pozojne-serish-me-flamurin-shqiptar-8155" }