Ushtari Britanik: ISIS, një tufë e çorientuar me njerëz të droguar

Publikuar tek: bota, më 19:48 23-02-2015 Ushtari Britanik: ISIS, një tufë e çorientuar me njerëz të droguar

Një ushtar britanik i cili kaloi një vit duke luftuar ISIS ka thënë pasi është kthyer se ata janë një tufë e paorganizuar punonjësish zyrash që rrinë gjithë kohës të droguar.

Jamie Read nga Lanarkshire, ka shërbyer për katër vjet në ushtrinë britanike përpara se të udhëtontë për në Siri. Pasi është kthyer në vendlindje ai ka thënë se luftëtarët e ISIS janë gjithë kohës nën efektin e drogës pasi janë të tmerruar.

“Ata janë civilë nga vende të ndryshme të përfshira në konflikt. Ata nuk kanë asnjë zgjedhje, informacion apo ndonjë udhëheqje të qartë. Shumë prej tyre marin drogë për shkak se janë të tmerruar”, ka thënë Jamie.

Por sipas tij edhe forcat kurde në Pasmerga nuk janë më mirë:

“Nuk kanë një plan. Ata thonë, le të shkojmë këtej dhe andej shkojnë. Por ata nuk kanë frikë nga ISIS. Luftojnë për të mbrojtur familjet e tyre”, ka thënë ai.

Që kur është kthyer në shtëpi, Jamie Read thotë se “fanatikët” kanë nisur ti bëjnë shantazh e se kanë vënë 250 mijë paund për kokën e tij. Megjithatë ai shprehet se nuk jeton me frikë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023169994354248
array(1) { ["section"]=> string(69) "ushtari-britanik-isis-nje-tufe-e-corientuar-me-njerez-te-droguar-4233" }