Ushtron sportin e vështirë, shqiptarja Pamela Shanaj:Shikoja filma dhe gjithmonë ëndërroja…më thoshin do dëmtohesh (INTERVISTA)

Publikuar tek: sport, më 16:44 29-07-2016 Ushtron sportin e vështirë, shqiptarja Pamela Shanaj:Shikoja filma dhe gjithmonë ëndërroja…më thoshin do dëmtohesh (INTERVISTA)

Pamela Shanaj, vajza 21-vjeçare që jeton në Gjermani dhe ushtron sportin e vështirë  në një prononcim për newsport.al ka rrëfyer se si i lindi dëshira për t’u marrë me kick box, cilët ishin ata që e mbështetën dhe çfarë mendon ajo për të ardhmen. Gjithashtu Shanaj ka shprehur kënaqësinë që ajo provon teksa stërvitet me vëllezërit Keta. Ëndrra për të është të bëhet kampione absolute.

- Si e keni nisur këtë sport?

Që kur kam qenë e vogël shikoja filma me ndeshje boksi dhe gjithmonë ëndërroja të isha dhe unë pjesë e ringut derisa e mora vendimin që ta vazhdoja.

- Kush ju shtyu që te futeshit në këtë sport?

Nuk mund të them se më ka shtyrë njeri, kam qenë pikëisht unë vetë që e doja këtë sport.

- Kush ju mbështeti?

Mbështetja e parë ka qenë vëllai im, ai filloi të më stërviste kur isha më e vogël, gjithashtu dakord ishte dhe familja ime.

- Kush ju kundërshtoi?

Ka qenë një pjesë e shoqërisë që më kundërshtonin për vendimin që kisha marrë, disa më thoshin që nuk është mirë sepse do dëmtohem, ndërsa disa të tjerë nuk besonin se mund të arrija të bëja ndeshje.

- Sa të vështirë e keni të merreni me kick box dhe box?

Për mua është pasion, nuk e kam aspak të vështirë, por është kënaqësi.

- Ky është pasioni yt?

Sigurisht që po, e thashë dhe më lart që ky është pasioni im.

- Do ta vazhdosh më tej?

Për momentin jam akoma e mendimit që do ta vazhdoj si profesion.

- Ndeshja e parë si ka qenë për ju?

Ndeshja e parë për mendimin tim ka qenë ndeshja më e bukur ...  para se të ndeshesha mendoja se do kisha shumë emocione, por kur jam futur në ring jam fokusuar vetëm tek kundërshtarja dhe udhëzimet që më thonte trajneri im.

- Si është të punosh me vëllezërit Keta?

Për mua të punoj me vëllezërit Keta është një nder i madh, përveçse sportistë shumë të mirë janë dhe njerëz shumë te mirë ... për mua është si një familje e dytë.

- Për kë flamur garoni?

Mbështetem nga Federata Gjermane, por sigurisht në ndeshje gjithmonë shfaqet flamuri i Shqipërisë.

- Po në opinionin publik si ndjeheni kur u thua se merreni me kick box?

Absolutisht kur tregoj që merrem me kick box ndjehem shumë mirë pasi jam e dashuruar pas këtij sporti.

- Femrat janë të pririra për not, basket, voley, ti pse këtu?

Dhe unë jam marrë me sporte të tjera si voley dhe basket, por kur provova kick boxin e kuptova që ky ishte sporti im.

- Si e parashikon të ardhmen?

Shpresoj një kampione e ardhshme.

pamelashanaj.jpg

pamela.jpgpamela2.jpgpamela3.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nacionalistët shpallin “non grata” Dritan Shakohoxhën në Maqedoni, ja arsyeja
Ky është kundërshtari i parë i Kombëtares Shqiptare pas Kampionatit Europian »
Article Logic
Execution time: 0.024548053741455
array(1) { ["section"]=> string(130) "ushtron-sportin-e-veshtire-shqiptarja-pamela-shanaj-shikoja-filma-dhe-gjithmone-enderroja-me-thoshin-do-demtohesh-intervista-48124" }