“Usta i paudhi manipulon rrugaçin e vogël Kokëdruth, Kokëtapa dhe Kokëfitifiu i vjen nga pas”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:32 13-04-2017 “Usta i paudhi manipulon rrugaçin e vogël Kokëdruth, Kokëtapa dhe Kokëfitifiu i vjen nga pas”

Kryeministri Edi Rama pak minuta më parë ishte në një takim me të rinjtë eurosocialistë në sheshin Skënderbej, në të njëjtën kohë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po mbante fjalën në “çadrën e lirisë”. 

Kryedemokrati Basha ka bërë deklarata të forta ndaj qeverisë së kryeministrit Rama duke e akuzuar atë për bashkëpunim me krimin dhe për rrënimin e vendit, madje ai ka përfshirë edhe persona të tretë në akuzat e bëra. 

Pak minuta pasi është mbyllur ceremonia e hapjes së fushatës nga sheshi Skënderbej, Rama ka reaguar ndaj kryedemokrtatit, duke e ironizuar dhe krahasuar atë me personazhin kryesor të romanit “Një udhëtim i rrezikshëm” të Bedri Dedjes.

Personazhi kryesor sipas Ramës është “një rrugaç i vogël, Kokëdruthi, me dy aleatë të të njejtit taraf, Kokëtapa dhe Kokëfirifiu, hallakateshin nga premtimet e një manipulatori të shkuar në moshë, Usta i Paudhi, duke bërë lëmsh qytetin dhe shtetin dhe duke u bërë gazi i botës dhe turpi i sojit të tyre”.

Shkrimi i keyeministrit.

AMARCORD Nëse diçka duam të mësojmë nga romanet dhe krijimet për fëmijë, ndoshta edhe për të kuptuar sjelljet fëminore të disa bashkëkohësve dritëshkurtër, është me leverdi jo të vogël zbulimi i veprës së një akademiku, shkrimtari dhe psikologu të madh shqiptar, Bedri Dedjes, i cili u nda nga jeta si sot 13 vjet më parë.

Një nga veprat e tij më zbavitëse dhe me plot moral, mbetet romani "Një udhëtim i rrezikshëm", në të cilin, një rrugaç i vogël, Kokëdruthi, me dy aleatë të të njejtit taraf, Kokëtapa dhe Kokëfirifiu, hallakateshin nga premtimet e një manipulatori të shkuar në moshë, Usta i Paudhi, duke bërë lëmsh qytetin dhe shtetin dhe duke u bërë gazi i botës dhe turpi i sojit të tyre.

Çdo ngjashmëri me ngjarje apo persona konkret është krejt e rastësishme

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017390012741089
array(1) { ["section"]=> string(96) "usta-i-paudhi-manipulon-rrugacin-e-vogel-kokedruth-koketapa-dhe-kokefitifiu-i-vjen-nga-pas-75096" }