Uzurpimi i fakulteteve nga studentët, paligjshmëria e shkresës së administratorit të Universitetit drejtuar kreut të Policisë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:36 11-01-2019 Uzurpimi i fakulteteve nga studentët, paligjshmëria e shkresës së administratorit të Universitetit drejtuar kreut të Policisë

Administratori i Universitetit të Tiranës (UT), Skerdi Dafa me anë të një shkrese drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut për asistimin e uniformave blu në garantimin e sigurisë dhe të rendit publik nëpër auditoret e Universitetit të Tiranës, në bashkëpunim me rojet e kompanive security private kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të tyre për mbarëvajtjen e mësimit nëpër auditore.

Mirëpo sipas ligjit për Arsimin e Lartë, në pjesën e Rolit të Shtetit në Arsimin e Lartë, në nenin 5 pika  dh. të tij paraqitet se garantohet paprekshmëria e institucioneve të arsimit të lartë dhe të territorit të tyre. Sipas këtij neni cënimi i paprekshmërisë së institucioneve të arsimit të lartë, ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi.

Përjashtimet nga ky vendim ndërmerren vetëm në raste të veprave penale, gjendjeve të jashtëzakonshme dhe fatkeqësive natyrore.

Bëhet me dije ndërkohë që të drejtën për të bërë këtë lloj kërkese e ka vetëm rektori i universitetit dhe jo në fakt në administratori.

Lidhur me prezencën e policisë së shtetit në ambientet e fakultetit ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Ai thotë se policia ndërhyri pas kërkesës së drejtuesve të universiteteve.

“Ka pasur një kërkesë nga drejtuesit e universiteteve për ndihmë në mënyrë që të liroheshin ato mjedise që ishin të zëna me barrikada të improvizuara nga një grup i vogël personash. Kryesisht inspektimet janë bërë nga policia private e universiteteve. Policia ka mbështetur nga larg këtë veprimtari. Dua të them që garancia që u jepet universiteteve dhe paprekshmëria e mjediseve universitare do të thotë paprekshmëri nga çdo formë e dhunës apo e pasigurisë. Është detyrë e drejtuesëve të universiteteve që universitet të mbeten zona të lira në çdo pikëpamje”.

Profesori në departamentin e Gazetarisë në fakultetin e Histori-Filologjisë,  Ervin Goci, në një postim në rrjetin social Facebook ka denoncuar faktin se ‘Administratori’ i UT-së Skerdi Dafa, i cili ka kërkuar me anë të një shkrese ndërhyrjen e policisë në ambjentet e brendshme të fakulteteve ku janë ngujuar studentët, ka qenë në mënyrë aktive pjesë e fushatës së Partisë Socialiste.

“Sot morëm vesh emrin e Administratorit të UT- së. Si e morëm vesh do thoni ju? Ka nxjerrë një shkresë, ku për arsye po aq të çuditshme sa dhe funksioni që mbulon, ka kërkuar ndërhyrjen e policisë në ambjentet e brëndshme të disa fakulteteve. "Administratori", ka pasion kohën e lirë që të bëjë dhe fushatë për Partinë Socialiste. E kuptoni Ligjin e Arsimit të Lartë, e kuptoni autonominë e Universitetit?! Ky është thelbi i Ligjit..ndaj rezistenca duhet të vazhdojë”, shkruan pedagogu Goci.

Bojkotimi i mësimit dhe uzurpimi i fakulteteve nga studentët, në vazhdën e protestave të tyre që nga dhjetori i vitit të kaluar dhe kërkimit të plotësimit të 8 kërkesave të tyre nga qeveria, ka si shembuj edhe disa universitete të tjera në botë si përshembull në Universitetet e Amsterdamit, Kilit, Harvardit, La Sapienzas, Lisbonës, Madridit, Mynihut, Oksfordit apo Sorbonës.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.16488695144653
array(1) { ["section"]=> string(131) "uzurpimi-i-fakulteteve-nga-studentet-paligjshmeria-e-shkreses-se-administratorit-te-universitetit-drejtuar-kreut-te-policise-148402" }