Vaji i kokosit NUK e hidraton LËKURËN, kanella e djeg dhe dëmton, BLERINA zbulon ‘sekretet’ tronditëse

Publikuar tek: blogu-i-blerines, më 09:33 28-07-2018 Vaji i kokosit NUK e hidraton LËKURËN, kanella e djeg dhe dëmton, BLERINA zbulon ‘sekretet’ tronditëse Vaji i kokosit

Blogu i Blerinës për newsbomb.al

 

Kohë më parë, ishte fjalë, që kalonte nga njëri tek tjetri sipas nevojës dhe kureshtjes që kishim, sot në kohën e internetit janë rrjetet sociale dhe ato informative  të “mbytura”nga informacione të pasakta, me të cilat mendojmë se do të gjejmë zgjidhjen për problemet e lëkurës. Kryesisht ato rezultojnë te jenë me shumë të dëmshme sesa efikase. Veçanërisht kur ne besojmë gjithcka shkruhet dhe aplikojmë në lëkurën tonë produkte nga më të ndryshmet që i kemi në shtepitë tona, duke besuar se falë tyre do të kemi një pamje më të re, më të pastër dhe më të bukur. Jo pak herë më ndodh që në qendren tone estetike “Florescenter” të marim në trajtim lëkura  të thara, që  i ngjajnë një cope letre të dëmtuar që sa herë kalon dorën mbi të krijon një kërcitje nga zhubravitja. Apo lëkura ku poret që dikur prodhonin yndyrë janë mbyllur fare, duke prishur në këtë mënyrë të gjithë strukturën e lëkurës dhe mbi pore formohen vazhdimisht mbetje të bardha që deskuamohen (largohen, bien vete).

Ato ngjajnë shumë me zbokthin e flokëve dhe përveç vështirësive që krijojnë kur grimohemi, vëme kremin e diellit etj, i pengojnë plotësisht frymëmarrjen qelizave dhe ngadalësojnë prodhimin e të rejave. Por nuk gabojmë vetëm kur kemi lëkurën të yndyrshme dhe duam të “çlirohemi” sadopak nga gjithë ai vaj i tepërt. Jo të pakta janë rastet kur përdorim vajra të ndryshëm për hidratim, fruta dhe perime për ushqim etj etj.       

Përse vaji i kokosit nuk e hidraton lëkurën?   

Edhe pse ccdo ditë që kalon të dhënat për vajin e kokosit dhe ndikimet e ti pozitive shtohen, sigurisht kjo nëpër rrjete të ndryshme informative, por në asnjë faqe zyrtare profesionishtës të tillë si mjekë dermatologë, specialistë të estetikës së avancuar etj, e vërteta është një tjetër. Pra le ta pranojmë se përdorimi i tij në gatim dhe në kuzhinë ka vlera të pamohueshme, por nga këtu e deri tek vendosja e tij drejtpërdrejtë në lëkurën e fytyrës janë dy gjëra krejtësisht të kunderta. Si të gjitha vajrat e tjerë, edhe ai i kokosit ka përqinjden e vet të aciditetit, dhe duke e vendosur në lëkurë në mënyrë të pankontrolluar ne bllokojmë poret, shkatërrojmë muret e tyre mbrojtëse dhe humbasim rezistencën e lëkurës. Ka prej tyre që i vënë re keto simptoma më shpejt se të tjerët, por ka edhe prej tyre që do të duhet të kalojnë shumë muaj deri sa të ndjehen jo rehat kur dalin në diell ose në temperatura të ulëta dhe lëkura e tyre e fytyrës të shfaqë kapilarë të kuq, të irritohet etj etj.                        

Lëngu i limonit, dëmtues i vërtetë!

Duke qenë se sasia e aciditetit që limoni përmban është shumë e lartë, përvecc tharjes që i jep lëkurës, në disa raste edhe djegie, ai bëhet një burim i vërtetë për hiperpignentizimi (njollat kafe të lëkurës). Kështu që për të përmisuar një situatë që nuk iu pëlqen në lëkurë, ju mund ti shkaktoni asaj njëkohësisht disa problematika të tjera, edhe më të vështira për tu trajtuar.                                                       

Përdorimi i alkoolit si dizinfektues, minë me sahat!      

 E keni lexuar shumë mirë. Eshtë nje veprim i zakonshëm, e bëjnë shumë prej nesh sa herë që shtypin puçra në fytyrë dhe mendojnë se me një alkool çfarëdo që kanë në shtëpi mund të kryejnë dizinfektimin. Ky është një ndër veprimet që dëmton më shumë se gjithcka lëkurën tonë. Pas nje kalimi me pambuk dhe alkool, ose thjesht alkool me gishtat e duarve, menjëherë lekura bëhet e thatë. I gjithe  hidratimi që e mban atë, i gjithë ushqimi shkatërrohen plotësisht. Ky është një veprim mekanik që e prish shumë ekuilibrin e lëkurës sonë, dhe i humbet asaj aftësinë për të riprodhuar ujë dhe yndyrë. Dhe në rastet të tjera është ky veprim që ne lëkura relativisht te yndyrshme, shton prodhimin e yndyrës sepse vendosja e tij në lëkurë bën që të humbasë ekuilibri ekzisent duke i hapur rrugë një crregullimi të vazhdueshëm.                              

Kremi i bebit kundra puçrave, irritues i fshehtë! I pasur me oksid zinku, kremi i bebit është një zbutës dhe qetësues i irritimeve që vijnë nga irritimet e pampersit dhe lageshtirës së tij.  Këto kremra kanë një formulë specifike për qetësimin dhe kthimin në normalitet të lëkurave tepër delikate, si ajo e bebeve por njëkohësisht janë të tejmbushura edhe me minerale, parafinë dhe përbërës sintetike të cilat e bëjnë të papërshtatshëm përdorimin e tyre në lëkurën tonë të fytyrës.        

Kanella! Djegës dhe dëmtues i fortë 

 Ju mund të gjeni në video te ndryshme tutoriale receta me bazë kanellen, bananen dhe kakaon. Të përziera së bashku mund të formojnë një ëmbëlsirë të shkëlqyer, por në lëkurën tonë të fytyrës kanella nuk qëndron kurrsesi. Të gjithë ata që kanë provuar një recetë të tillë e kujtojnë shumë mirë djegien që kanë përjetuar, por për të gjithë ata të tjerë që e mendojnë duke pasur parasysh efektet që premtohen: thjesht mos e mendoni fare! Ajo nuk djeg si spec diegës vetëm lëkurën tonë, por mendoni sesi i “zien” dhe “vlon” ai qelizat që qëndrojnë poshtë lëkurës. Thënë të gjitha këto, secila prej nesh duhet të mendojë që lëkura e fytyrës është një investim i përditshëm, për një pamje të përhershme. Ndaj duhet të tregojmë shume kujdes dhe vëmendje që ti mos i shkaktojmë asaj problematika dhe dëme që nuk do ta kthejnë më në gjendjen e dikurshme.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nga se shkaktohen STRIJAT (të çarat e lëkurës)... Blerina jep lajmin e mirë: Ja si t’i trajtojmë
»
Article Logic
Execution time: 0.024972915649414
array(1) { ["section"]=> string(105) "vaji-i-kokosit-nuk-e-hidraton-lekuren-kanella-e-djeg-dhe-demton-blerina-zbulon-sekretet-tronditese-129381" }